LAJMI I FUNDIT:

IuteCredit rikonfirmon mbështetjen për Federatën Atletike të Kosovës dhe Prishtina Half Marathon (Video)

IuteCredit rikonfirmon mbështetjen për Federatën Atletike të Kosovës dhe Prishtina Half Marathon (Video)

Institucioni mikrofinanciar IuteCredit edhe njëherë ka rikonfirmuar mbështetjen për Federatën Atletike të Kosovës dhe Prishtinë Half Marathon.
Kryetari i Federatës së Atletikës së Kosovës, Halil Sylejmani ka thënë ky është bashkëpunimi i radhës me IuteCredit.

“Ndihma e vitit të kaluar dhe bashkëpunimi i vitit të kaluar ka bërë që edhe sivjet të jemi së bashku për organizimin e një maratone e cila është e 19 me radhë, pasi kemi filluar në vitin 2001. Federata atletike e Kosovës, kërkon që të jemi bashkëpunëtor nga shumë personalitet, organizata, njerëz që e donë atletikën”, ka thënë Sylejmani.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i IuteCredit, Shpend Maxhera ka thënë se ka kënaqësinë që të rikonfirmojnë bashkëpunimin me Federatën Atletike të Kosovës.

“Ne si IuteCredit kemi kënaqësinë që të rikonfirmojmë bashkëpunimin me Federatën Atletike të Kosovës, mbretëreshës së sporteve. IuteCredit në nivel të grupit në politikat e saj është përkrahja e aktiviteteve sportive. Jo rastësisht kemi qenë vjet përkrahës i maratonës të Prishtinës, gjithashtu edhe të Komitetit Olimpik. IuteCredit ka një kontratë katërvjeçare për përkrahjen e Komitetit Olimpik”, ka thënë Maxhera.

Drejtori ekzekutiv i IuteCredit, Shpend Maxhera dhe kryetari i Federatës Atletike Halil Sylejmani, kanë nënshkruar marrëveshjen e sponsorimit për Prishtina Half Marathon.

IuteCredit edhe këtë vit, ashtu si vitin e kaluar, përkrahë Prishtina Half Marathon, duke vazhduar kështu të mbështesë sportistët tanë.

Ndërkaq, IuteCredit është Grand Exlusive Partner i Komitetit Olimpik të Kosovës.

Ndryshe, IuteCredit u ofron mundësinë klientëve të marrin një mikrokredi në kohë rekord dhe pa burokracitë që kushdo i ndesh në çdo institucion bankar ose
financiar tjetër në Kosovë. Në vetëm 10 minuta ju mund të aplikoni dhe të merrni menjëherë paratë që ju duhen #QATUPËRQATU. /Telegrafi/


https://iutecredit.org/car-loan.