LAJMI I FUNDIT:

IuteCredit, një nga kompanitë e para që liston letra me vlerë në Bursën e Frankfurtit

IuteCredit, një nga kompanitë e para që liston letra me vlerë në Bursën e Frankfurtit

IuteCredit Europe (“ICE”), një grup lider evropian i financave personale, ka emetuar për herë të parë një obligacion korporate katërvjeçar (ISIN: XS2033386603). IuteCredit është gjithashtu kompania e parë nga Estonia që liston letra me vlerë në Gjermani në Bursën e Frankfurtit.

IuteCredit ka emetuar 40 milionë euro obligacione të siguruara të nivelit të lartë në vlerë nominale me një normë interesi prej 13% dhe afat deri në vitin 2023.


Dita e parë e tregtimit të obligacioneve të reja në Tregun e Hapur të Bursës së Frankfurtit pritet të jetë 7 gushti 2019. Më pas, IuteCredit do të aplikojë për t’i listuar obligacionet në Tregun e Rregulluar të BE-së në Deutsche Börse brenda gjashtë muajve.

Emetimi i obligacioneve nga IuteCredit i udhëhequr nga bankat nga Mbretëria e Bashkuar, Zvicra dhe Suedia u mbështet më tej nga një grup ndërkombëtar i profesionistëve të investimeve dhe financave të korporatave të cilët vijnë nga Gjermania, Bullgaria, Letonia dhe Estonia.

“Besimi që investitorët ndërkombëtarë e kanë shprehur në regjistrimin nga IuteCredit të obligacionit të parë në euro vë në pah pozicionin tonë si ofrues lider, i suksesshëm dhe i besueshëm i financimit të konsumatorit. Të ardhurat do të fuqizojnë më tej realizimin e misionit tonë: Ne duam të krijojmë përvojën e jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritjet e konsumatorëve në tregjet pa financim të mjaftueshëm bankar dhe rrjedhimisht të krijojmë ndikim të rëndësishëm social në përmirësimin e cilësisë së jetës së përditshme të konsumatorëve tanë. Po kështu, të qenët fitimprurës çdo vit që nga fillimi i veprimtarisë në vitin 2008 tregon për qëndrueshmërinë e modelit tonë të biznesit. Për aktivitetet tona të biznesit, ne shohim kërkesa të mëdha nga klientët e mundshëm dhe ekzistues për produktet ekzistuese si dhe për risitë”, tha Tarmo Sild, Kryeshef Ekzekutiv i Grupit, IuteCredit.

Kontakti:
IuteCredit

Kristel Kurvits, Zyrtar Kryesor Financiar (ZKF) i Grupit
Email: kristel.kurvits@iutecredit.com
Telefoni: +372 55 88 77 0

Evelin Kanter, Zyrtar Kryesor Ligjor (ZKL) i Grupit
Email: evelin.kanter@iutecredit.com
Telefoni: +372 50 52 72 9

Aalto Capital (Investor Relations)
Sven Pauly, Konsulent
Email: sven.pauly@aaltocapital.com
Telefoni: +49 89 898 67 77 0

Në lidhje me IuteCredit:
IuteCredit – e themeluar në vitin 2008 – është kompani lidere evropiane e financave personale. Grupi është i specializuar në kreditë konsumatore nëpërmjet filialeve 100% në pronësi të tij duke përdorur ekuitetin dhe kapitalin e kredisë. Momentalisht, IuteCredit u shërben konsumatorëve në Moldavi, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Deri më 31.03.2019, 300 persona, duke përfshirë menaxhmentin dhe ekipin e TI-së, u kanë shërbyer 150.000 konsumatorëve aktivë të kredisë dhe kanë punuar me një grup prej 430.000 konsumatorësh.

Produktet e kredisë të IuteCredit janë kredi konsumatore të pasiguruara me afat maturimi midis 1 muaj dhe 36 muaj dhe kredi të siguruara me vetura me afat maturimi deri në 60 muaj.

Misioni i IuteCredit është të krijojë përvojën e jashtëzakonshme në financat personale duke tejkaluar pritjet e konsumatorëve.

www.iutecredit.com