LAJMI I FUNDIT:

IuteCredit është mik i tokës

IuteCredit është mik i tokës

Komuna e Prishtinës gjatë ditës së djeshme ka organizuar eventin “Bëhu mik i Tokës” me qëllim që të mbjell drunjë në parqe dhe kënde të ndryshme të qytetit. E kësaj iniciative, me shumë kënaqësi iu bashkua edhe institucioni mikrofinanciar IuteCredit.

IuteCredit mori përsipër pastrimin dhe mbjelljen e 20 drunjëve në lagjen Ulpiana. Ekipi I IuteCredit me kënaqësi u mblodh për të mbjellë pemët, si dhe për të pastruar një kënd në lagjen Ulpiana, ku tashmë banorët e asaj lagje dhe fëmijët e tyre mund të kalojnë kohë çdo ditë, sepse një pjesë e lagjes së tyre tani ka një pamje ndryshe, e gjelbëruar.

Ekipit të IuteCredit I’u bashkua edhe kryetari I Prishtinës, Shpend Ahmeti. Përveç që I ndihmoi të mbjellnin pemët, Ahmeti e falënderoi ekipin e IuteCredit për gatishmërinë për të përkrahur iniciativa të tilla, në të mirë të qytetarëve të Prishtinës.

Njëkohësisht, ekipi i IuteCredit nuk u ndal me kaq. Pasiqë, në të gjitha degët e IuteCredit në gjithë Kosovën, i dhuruan farë të luleve të gjithë klientëve që i vizituan gjatë ditës së djeshme1, që edhe ata të mbjellin në hapësira të ndryshme ku ka nevojë për gjelbërim.

Kështu, IuteCredit ka qenë mjaft aktiv në aktivitete të ndryshme të organizuara për qytetarët e Kosovës, duke e ditur që janë sponsor afatgjatë I Komitetit Olimpik të Kosovës, dhe së fundmi, rikonfirmon për here të dytë sponsorizimin e Prishtina Half Marathon, garë kjo që do të zhvillohet më 28.4.2019, në Prishtinë. /Telegrafi/