LAJMI I FUNDIT:

IuteCredit dhe Mastercard zyrtarizojnë bashkëpunimin

IuteCredit dhe Mastercard zyrtarizojnë bashkëpunimin

Të mërkurën me datë 4 shtator, IuteCredit dhe Mastercard në një event të organizuar në Maqedoninë e Veriut, zyrtarizuan fillimin e një bashkëpunimit ekskluziv mes këtyre dy kompanive, duke qenë kështu hera e parë që Mastercard bashkëpunon me një institucion mikrofinanciar.


Nga tash e tutje, klientet e IuteCredit në Maqedoninë e Veriut dhe shumë shpejtë edhe në Kosovë, do të mund të pajisjen me kartela Mastercard, dhe t’i pranojnë kreditë e tyre brenda pak minutash në kartelë, 24/7 dhe mund t’a përdorin atë në çdo pike të shitjes apo ATM që mban logon e Matercard në gjithë botën.

Kështu, institucioni mikrofinanciar IuteCredit, lider në këtë fushë, tregon edhe një herë se janë gjithmonë të parët që sjellin risitë në tregun tonë, për të ju ofruar qytetarëve një eksperiencë të jashtëzakonshme, dhe zgjidhje të shpejta të problemeve financiare.

Të pranishëm në këtë event ishin edhe Drejtori Ekzekutiv i IuteCredit Kosova, Shpend Maxhera, dhe Drejtori Financiar, Besnik Livoreka, të cilët u zotuan që së shpejti do të fillojnë bashkëpunimin me Mastercard edhe në Kosovë.

Artikull i sponsorizuar