LAJMI I FUNDIT:

​Iu vazhdohet paraburgimi dy të dyshuarve për rrëmbimin e biznesmenit Bedri Rexhepi

​Iu vazhdohet paraburgimi dy të dyshuarve për rrëmbimin e biznesmenit Bedri Rexhepi
Foto: Ilustrim

Dy të dyshuarve për veprën penale të rrëmbimit në rastin e biznesmenit Bedri Rexhepi u është vazhduar masa e paraburgimit.

Reklama

Ata akuzohen nga Prokuroria Themelore e Prishtinës se më datën 08.04.2021 kanë planifikuar dhe në koordinim me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer Bedri Rexhepin, i cili deri tani rezulton i zhdukur dhe nuk dihet asgjë për fatin dhe vendndodhjen e tij.

Dy të dyshuarit, të cilëve iu është vazhduar paraburgimi, janë familjarë të afërt, me konkretisht, vëllai dhe kunata e të dyshuarit Jeton Vllasaliut.

Ndryshe, Bedri Rexhepi për herë të fundit, sipas informacioneve të familjarëve, është parë me datën 8 prill 2021 në Novobërde dhe nga aty me asgjë nuk dihet për të.

Familjaret shpeshherë kanë shprehur zhgënjimin ndaj institucioneve të cilët edhe pas më shumë se një viti nuk kanë arritur t’ju japin një përgjigje se ku gjendet Rexhepi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fotografitë e disa personave që i përmendi Kurti për protestën në Zveçan

Fotografitë e disa personave që i përmendi Kurti për protestën në Zveçan

Siguri
Senatori amerikan, Chris Murphy del me një plan për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Senatori amerikan, Chris Murphy del me një plan për uljen e tensioneve në veri të Kosovës

Lajme
Borrell paraqiti tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, Von Cramon e shton edhe një

Borrell paraqiti tri kërkesa për tejkalimin e krizës në veri, Von Cramon e shton edhe një

Lajme
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kundërshton zgjedhjet e reja

Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri kundërshton zgjedhjet e reja

Lajme
MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: Protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste

MPB-ja tregon bilancin e sulmeve në veri: Protestat nuk janë të qytetarëve, por të milicisë fashiste

Lajme
Analistët: Pajtim i heshtur për zgjedhje të reja në veri

Analistët: Pajtim i heshtur për zgjedhje të reja në veri

Lajme
Kalo në kategori