Publicisti Veton Surroi ka reaguar për herë të parë pas vendimit të këshillit të qarkut të Kukësit për t’i hequr titullin qytetar nderi, në fakt vetëm për disa minuta, pasi kryebashkiaku Safet Gjici u tërhoq duke kërkuar falje publike, pas “shuplakës” së kryeministrit. Surroi u shpreh se u befasua nga lajmi që mori.
Ai tha se në kohën kur ka shkruar për UÇK-në, ata që morën vendimin sot nuk e dinin se çfarë ishte kjo lëvizje, ndërsa shtoi se “një vendim i çuditshëm që i ngjasonte gjykimeve politike gjatë kohës së komunizmit se sa një bashkie në kohën e demokracisë.
Një këshill bashkiak nuk besoj se kanë kualifikim të mjaftueshëm për të bërë vlerësime historike dhe nuk besoj se është puna e tyre, e tejkalon pak edhe kontekstin edhe kohën.
Nuk mund të kemi kryetar bashkishë që e shndërrojnë veten edhe në akademikë, prokurorë, gjykatës, historinë dhe çdo gjë tjetër” tha ai, në “ABC news”.
Intervista e plotë
Zoti Surroi përshëndetje! Jeni njohur me vendimin e këshillit të qarkut të Kukësit në lidhje me heqjen e titullit?
Jam njohur edhe me atë edhe me pezullimin.
Si e morët vesh?
Më informuam miqtë që e kishin lexuar në portale dhe miqtë e mi në Kukës.
Si u ndjeve, cila ishte ndjesia e parë, çfarë mendove?
I befasuar. Pastaj desha të shoh se për cfarë bëhej fjalë dhe dëgjova një pjesë të debatit që ishte zhvilluar në këshillin bashkiak dhe më la një shije të keqe të një gjykimi politik. U mor një vendim i çuditshëm që i ngjasonte gjykimeve politike gjatë kohës së komunizmit se një bashkie në kohën e demokracisë.
Mendoni se e kanë keqinterpretuar deklaratën tuaj me rolin që ka pasur UÇK në luftën për të çliruar Kosovën?
Çka kam deklaruar unë janë publike, nuk ka nevojë për veprime hetimore, janë të shkruara, ka mbi 20 vite, kur kam shkruar unë për UÇK, disa prej tyre nuk e kanë ditur çfarë është UÇK. Një këshill bashkiak që merret, nuk besoj se kanë kualifikim të mjaftueshëm për të bërë vlerësime historike dhe nuk besoj se është puna e tyre, e tejkalon pak edhe kontekstin edhe kohën.
A jeni interesuar përse u mor ky vendim tani?
Nuk e di. Këshilli Bashkiak që më nderoi, falënderoj qytetarët e Kukësit, ky këshill dhe kryetar flasin më shumë për nderin e tyre me këto veprime. Nuk mund të hyj në pse-të e tyre.
Ju i njihni personalisht, ndonjë nga anëtarët apo kryetarin bashkiak aktual?
Jo, përherë të parë kam marrë vesh për mbiemrin e zotit Gjici. Nuk kam ditur për këtë person.
Ju ka kontaktuar më pas dikush nga bashkia apo Gjici?
Jo, nuk ka pasur dhe nuk ka nevojë të kontaktojë.
Me kryeministrin Rama keni shkëmbyer komunikim pas kësaj furtune në gotë?
Jo, kam parë reagimin e kryeministrit dhe i falenderum publikisht.
Ju e quani cështje të mbyllur?
Para 60 vitesh Çërçill, thoshte se Ballkani konsumon më shumë histori sesa mund të konsumojë. Sot trevat shqiptare prodhojnë më shumë skandale sesa mund të konsumojnë brenda një dite.
Kjo është në vazhdën e këtij perifrazimi?
Si duket po.
Mendoni se në këtë situatë të tensionuar të Kosovës dhe si po qaset Shqipëria pas thirrjes në Hagë të liderëve të UÇK-së, do të fillojë dhe do të kemi shumë keqkuptime të kësaj natyre apo luftëra të tilla të vogla personale me individë konkretë në të ardhmen?
Nuk e di, por ideja që një këshill bashkiak merret me historinë, besoj se nuk e ndihmon historinë dhe as këshillin bashkiak. Mendoj se është me rëndësi me qenë se do të kemi një periudhë të ballafaqimit me të kaluarën të mos shfrytëzohet për qëllime dhe hesape politike. Në Shqipëri është nxitur një atmosferë që do të identifikojë gjoja shkaktarët e gjykimit dhe gjykatës speciale, mendoj se nuk i bën nder as forcave politike në Shqipëri, as mbarëvajtjes, as idesë së ballafaqimit me të kaluarën me të cilën do të afrohemi dhe jo do të largohemi. Do të bashkëdyzojmë mendimin dhe të krijojmë një histori transformative të vetën dhe jo një histori konfrontimi të vazhdueshme.
Më jep një opinion, cfarë pritet që të ndodhë në Kosovë dhe si e gjykoni atë që po ndodh me luftën e UÇK-së , por edhe liderët që ndodhen në Hagë, ka pasur nga ata faktorë që e kanë vendosur gishtin si liderët e Kosovës e kanë trajtuar njëri tjetrin, pak mbështetje dhe shumë përçarje?
Cfarë do të ndodhë në Kosovë nuk mund të them, por mund të them se është koha kur partitë, duhet të krijohet një legjitimitet i ri politik për t’u ballafaquar me të gjitha problemet, pandeminë, efektet ekonomike, krizën politikë të shkaktuar nga gjykata Speciale, efektet politike që do të kenë negociatat me Serbinë dhe në këtë proces të ballafaqimit me të kaluarën, nuk mund të kemi kryetar bashkishë që e shndërrojnë veten edhe në akademikë, prokurorë, gjykatës, historinë dhe cdo gjë tjetër. Duhet pak më shumë maturi në Kosovë, në Shqipëri duhet më shumë angazhim për bashkim mendimesh dhe jo për konfrontim./abcnews.al
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Ramabaja: Sami Kurteshi s’flet kot, Prokuroria duhet të hetojë deklaratën e tij

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

MKRS: Komuna s’mori leje për punimet në zonën ku ka asete kulturore

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët