LAJMI I FUNDIT:

Iu dogjën banesat nga zjarri, s’ka zgjidhje edhe pas dy viteve për dy familjet nga Gostivari

Iu dogjën banesat nga zjarri, s’ka zgjidhje edhe pas dy viteve për dy familjet nga Gostivari

Këto gërmadha dikur ishin kulm mbi kokë për dy familje në qytetin e Gostivarit.

Menjëherë pas djegies së tyre dy vite më parë, si pushteti qendror, ashtu edhe ai lokal dolën me premtimin se do i ringrisin, por zotimet e tyre mbetën vetëm fjalë ndërsa anëtarët e familjeve të tyre mbetën nën qiellin e hapur.

“Në pamundësi për ti kthyer në jetë banesat që u përfshinë nga flakët dhe në mungesë të ndihmës nga shteti dhe pushteti lokal, këta dy familje u detyruan që të improvizojnë banesat e tyre, duke krijuar këta dhomëza që nuk janë të mbrojtura as nga era e as nga shiu”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani.


Darinka Boshkova, rreth të gjashtëdhjetave thotë se dimrin po e presin në këto kushte, ndërsa me lot në sy shpjegon se shpesh ditën e kalon edhe pa bukë. Kërkon ndihmë nga banorët të paktën për të siguruar drutë e dimrit dhe pak ushqime. Ajo dikur kishte edhe një vend pune, por të jetuarit në të ftoftë dhe lagështi ka dëmtuar në masë shëndetin e saj, dhe tani nuk ka mundësi as të punojë për bukën e gojës.

“Gjithçka më dhemb, nuk mund të punoj asgjë, që prej tre dimrash jetoj këtu. Edhe pse kishte vetëm një dhomë dhe një banjo e vogël, ishte e ngrohtë. Por tani ja siç shihni vetëm nën batanije rrijmë. Askush nuk vjen të na sheh përveç juve si gazetar. Vijnë disa OJQ por s’na ndihmojnë asgjë, më kanë sjellë vetëm një paracetamol, që edhe juve tua kërkoj do ma kishit blerë. Ka ndodh të jem edhe pa bukë. Ndonjëherë kam vetëm bukë dhe krip po falë Zotit të paktën bukë kam. Unë me gjithë motrën jam këtu. Drita nuk kemi andaj biem në shtatë të flemë”, u shpreh Darinka Boshkova.

Fqinji i saj që jeton në një dhomë të improvizuar thotë se është i lodhur nga jeta e vështirë që bënë pa kulm mbi kokë.

“20 vjet po vuaj, i treti vit këtu që jam këtu. Nëse ka Qeveri le të ndihmoj. Kam qenë edhe në Qeveri thjeshtë më kanë thënë për ty s`ka asgjë dil jashtë”, tha një banor.

Kontaktuam, edhe komunën e Gostivarit, nga ku premtuan se do i ndihmojnë këto familje që dimrin ta kalojnë në dhoma të ngrohta.

“Gjithnjë iu kemi dalë në ndihmë, vitin e parë i strehuam dhe iu dhamë ndihmë nga 30.000 denar por edhe sivjet si vitet tjera do i ndihmojmë”, tha Afërdita Hamza. Shefe e sektorit për punë dhe politik sociale.

Ndryshe këta dy familje aplikuan edhe për banesa sociale që shteti i ndau vit më parë, por sipas ministrisë së Punës dhe Politikës sociale, këtyre familjeve për arsye të ndryshme, nuk iu ka takuar banesa sociale./ Alsat.mk

Në trend Lajme

Më shumë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori