Në një kthesë impresionuese që bashkon sipërmarrjen dhe kreativitetin, Kristian Kabashi, i njohur ndryshe si 'The Blank Collar', ka sjellë një risi në skenën muzikore duke lansuar "Dallëndyshja e verës", një këngë e cila është krejtësisht një prodhim i inteligjencës artificiale (AI).

Projekti inovativ i Kabashit ka përdorur mjete të avancuara të AI për të krijuar muzikën, tekstin, ritmin dhe orkestrimin e kësaj kënge.


Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë arritje është fakti se kënga u realizua për një kohë të shpejtë prej vetëm 15 minutash, një dëshmi e qartë e potencialit të teknologjisë AI në fushën e muzikës.

Kabashi ndau në InstaStory se eksperimenti muzikor erdhi si një çast frymëzimi dhe kurioziteti për të testuar aftësitë e AI.

the1

Ai gjithashtu u zbuloi ndjekësve "komandën" që ia kishte dhënë sistemit të inteligjencës artificiale për ta çuar përpara projektin muzikor, duke përfshirë udhëzime specifike për stilin dhe tonin e dëshiruar të këngës.

the2

Ky zhvillim vjen në një kohë kur përdorimi i AI në muzikë po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm. Modele të inteligjencës artificiale si artistja AI 'noonoouri', e cila publikoi këngën "Dominos", kanë treguar që makineritë mund të sjellin kontribute të çmuara dhe ndonjëherë polemike në sferën artistike.

Industria e muzikës dhe Hollywood-i në përgjithësi kanë dalë kundër përdorimit të AI në krijimin e muzikës dhe filmave, gjë e cila rezultoi edhe me një protestë të gjatë vitin e kaluar nga producentët, aktorët dhe regjisorët hollivudian - të cilët bojkotuan prezencën në festivale në shenjë indinjimi ndaj përdorimit të AI në art. /Telegrafi/

Ky është teksti i këngës "Dallëndyshja e Verës" (shkruar nga AI):

[Verse 1] Eja në plazh Nën diellin shkëlqyeshëm Të tregoj një histori Një ëndërr pa fund (ooh, në këmbë!) Zemra më rreh Si rrahjet e detit Dallëndyshja e verës Mahnitëse e botës [Chorus] Fëmijë natyre Paqja në shpirtin tim (ooh-yeah) Zëra në harmoni Muzikë që na mbledh Dhurata e diellit Energji që na ngroh Dallëndyshja e verës Jam e lirë në botë [Verse 2] Ritme të rrahur Brenga e zemrës time Melodi që tund zemrat Dita e parë e puthjes (oh-oh, në krye) Valët çadra e diskotekave mbushin Dallëndyshja e verës Paqe në zemra që trazohen