LAJMI I FUNDIT:

Italia do të fillojë shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-10 në fund të janarit, thotë kryeministri Conte

Italia do të fillojë shpërndarjen e vaksinës kundër COVID-10 në fund të janarit, thotë kryeministri Conte

Italia dëshiron të fillojë shpërndarjen e vaksinës kundër coronavirusit në fund të muajit janar, tha kryeministri Giuseppe Conte, gjatë një interviste në kanalin televiziv italian La7.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, ai shtoi se vaksina për momentin nuk duhet të administrohet në mënyrë të detyrueshme por vetëm në baza vullnetare; vaksina do të jetë së pari në dispozicion për personat të cilët janë të ndjeshëm dhe më të ekspozuar ndaj virusit, bazuar në deklaratën e tij.


I pyetur nëse do të vaksionohej, Conte tha se “patjetër që do ta bëjë”, pasi sipas tij kur vaksina të shpërndahet ajo do të jetë “plotësisht e sigurt”.

Kryeministri italian mes tjerash u shpreh se ai nuk do të ishte ndër të parët që do të vaksinohej, pasi njerëzit e ndjeshëm dhe më të ekspozuarit ndaj rrezikut do të duhet të vaksinoheshin së pari.

Ndryshe, numri i viktimave nga coronavirusi në Itali, arriti në 50 mijë të hënën. Ndërkohë deri më tani vendi ka regjistruar rreth 1.4 milion të prekur. /Telegrafi/