LAJMI I FUNDIT:

Italia shkurton numrin e parlamentarëve, ligji do të sjellë për arkën e shtetit një kursim prej 100 milionë euro në vit

Italia shkurton numrin e parlamentarëve, ligji do të sjellë për arkën e shtetit një kursim prej 100 milionë euro në vit

Parlamenti Italian ka votuar pro miratimit të një ligji të ri kushtetues që shkurton dukshëm numrin e deputetëve dhe senatorëve në Parlamentin Italian.

Ky ligj i ri parashikon që Parlamenti i ardhshëm italian të ketë 600 deputetë e senatorë nga 946 që është numri i tyre aktual.

Nga 630 deputetë, numri i tyre do të ulet në 400, ndërsa nga 315 senatorë numri i tyre do të jetë 200.


Ky ligj i ri do të sjell për arkën e shtetit një kursim prej 100 milionë euro në vit e që do të thotë rreth 500 milionë euro në çdo legjislaturë e 1 miliardë euro në një dhjetëvjeçar.

Ligji u miratua me 553 vota pro, 14 vota kundër e 2 vota abstenim, përcjell oranews.tv.

Kanë votuar pro këtij ligji të gjitha forcat politike.

Raporti aktual mes parlamentarëve të zgjedhur dhe banorëve në Itali është 1 parlamentar në çdo 61 mijë banorë.

Ligji i sapo aprovuar do të bëjë që në çdo 151 mijë banorë të ketë 1 deputet e në çdo 302 banorë te ketë 1 senator.

Ligji i ri mbi reduktimin e numrit të parlamentarëve është propozuar nga Lëvizja 5 Yje, pjesë e premtimeve të fushatës elektorale të vitit 2018.

Sot në miratimin e tij, deputetët e senatorë 5 Yje mbajtën një manifestim demonstrues para selisë së parlamentit ku shfaqej një pankartë gjigante me poltrone që simbolikisht u pre me gërshërë nga lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio.

Në trend Botë

Më shumë
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Kur vendet më të mëdha në botë do të arrijnë kulmin e popullsisë?

Botë
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Çfarë do të thotë për Evropën fitorja e Friedrich Merz?

Evropa
Astronomët zbulojnë

Astronomët zbulojnë "çelësin" që na ndihmon të kërkojmë për jetë në planete tjera

Botë
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Kalo në kategori