LAJMI I FUNDIT:

Italia ndalon çdo lëvizje brenda vendit, pasi numri i të vdekurve arrin në afro 5,500

Italia ndalon çdo lëvizje brenda vendit, pasi numri i të vdekurve arrin në afro 5,500

Italia ka ndaluar çdo lëvizje brenda vendit dhe ka mbyllur të gjitha bizneset jo thelbësore pasi dëshpërimisht kërkon të frenojë përhapjen e coronavirusit pas një fundjave të tmerrit në të cilën vdiqën më shumë se 1.400 njerëz.

Italia, vendi i vendosur fort në qendër të krizës globale, tejkaloi numrin e vdekjeve të Kinës javën e kaluar, pavarësisht se kishte më pak infeksione të konfirmuara dhe një popullsi shumë më të vogël. Më shumë se 6.500 italianë po dalin çdo ditë pozitiv në testet për coronavirus, me moshën mesatare të atyre që vdesin 78.5, shkruan The Guardian.


Supermarkete, banka, farmaci dhe zyra postare janë ndër bizneset që do të lejohen të mbajnë tregtinë sipas rregullave të reja.

Të dielën, italianët gjithashtu u ndaluan të lëvizin nëpër komuna përveç për “arsye të shëndetit ose çështje të tjera urgjente”, tha ministria e shëndetësisë.

Skuadrat e policisë në Romë po kontrollonin dokumentet dhe i gjobitnin kush ishte jashtë pa ndonjë justifikim të vlefshëm, transmeton Telegrafi.

Njerëzit jashtë për një shëtitje u gjobitën nëse shkelën rregullat dhe bredhin në një park ose ndaluan të fotografojnë skena historike të një qyteti pa asnjë banorë.

Kryeministri italian tha se vendi po përballet me momentin e tij më të rëndë që nga Lufta e Dytë Botërore dhe se të gjitha bizneset dhe fabrikat që nuk ishin “rreptësisht të domosdoshme, vendimtare [ose] të domosdoshme” do të mbyllen deri më 3 prill.

Në 24 orët e fundit, 651 njerëz vdiqën nga coronavirusi në Itali
Lexo po ashtu Në 24 orët e fundit, 651 njerëz vdiqën nga coronavirusi në Itali

“Ne do të ngadalësojmë motorin prodhues të vendit, por nuk do ta ndalojmë atë”, tha Giuseppe Conte vonë të shtunën.

Komentet e tij erdhën menjëherë pasi u njoftua se 793 italianë kishin vdekur nga coronavirus, më së shumti në një ditë të vetme kudo në botë.

Ndërkohë 651 italianë të tjerë vdiqën sot, duke sjellë numrin e përgjithshëm në më shumë se 5.400. Gati 60,000 njerëz në të gjithë vendin janë konfirmuar se kanë virus.

Shefi i shërbimit të mbrojtjes civile në Itali, Angelo Borrelli, shprehu optimizëm të kujdesshëm ndaj shifrave të së dielës, duke u thënë gazetarëve: “Shifrat e njoftuara sot janë më të ulëta se ato për ditën e djeshme. Shpresoj dhe të gjithë shpresojmë që këto shifra të mund të nxirren në pah në ditët në vijim”.

Italia përbën më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve në botë, rreth 13,000 vdekje janë shënuar deri tashmë në të gjihë botën. Ajo ka numrin e dytë më të lartë të të infektuarve me 53.578 nga totali global i më shumë se 307,000. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Me këtë raketë monstruoze Irani sulmoi Izraelin: Ajo mezi u tërhoq nga Deti i Vdekur

Azia
Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Dje 30 gradë Celsius, sot borë në Kroaci dhe Slloveni

Kroacia

"Pse? Sepse nuk kishte raketa më": Zelensky shpjegon pse Ukraina nuk mundi të ndalonte sulmin rus që shkatërroi një termocentral të madh

Botë
Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Netanyahu po refuzon të flasë në telefon me kryeministrin britanik

Evropa
Kalo në kategori