LAJMI I FUNDIT:

Italia falenderon qeverinë shqiptare për mbështetjen me mjekë e infermierë

Italia falenderon qeverinë shqiptare për mbështetjen me mjekë e infermierë

Pasi Shqipëria dërgoi një staf prej 60 punëtorëve shëndetësorë në ndihmë të Italisë, Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio falenderoi qeverinë shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në Twitter ai shkruan se kjo është një ndihmë shumë e nevojshme nga ana e Shqipërisë për Italinë.


“Sot mbërriti në Itali një task forcë prej 60 mjekësh për spitalet tona. Një ndihmë konkrete që vjen nga fqinjtët dhe miqtë tanë shqiptarë. Faleminderit Edi Rama për mbështetjen ndaj Italisë”, ka shkruar Luigi Di Maio.

Kjo është ndihma e dytë që Shqipëria dërgon në Itali sa i takon bluzave të bardha ku më herët u dërguan 30 infermierë.