LAJMI I FUNDIT:

Italia e çeliktë, dërgon Spanjën në shtëpi (Foto/Video)

Italia e çeliktë, dërgon Spanjën në shtëpi (Foto/Video)

Italia ka fituar një biletë të çerekfinales së Euro 2016.

Italianët kanë triumfuar në stadiumin Stade de France kundër Spanjës me rezultat prej 2:0.

“Azurrët” gjatë gjithë pjesës së parë treguan lojë më të mirë, ndërsa spanjollët herë pas here u munduan të befasonin me disa sulme, por të cilat përfundonin pa rezultat.


gioli

Luhej minuta e 33-të kur u gjykua një gjuajtje e lirë para portës së spanjollit, David de Gea.

Përgjegjësinë për ekzekutim e mori sulmuesi, Eder, i cili goditi fuqishëm topin, gjë që portieri spanjoll nuk ishte në gjendje ta kap topin, ndërsa topin e devijuar e dërgoi në portë, Giorgio Chiellini dhe me këtë rast kaloi në epërsi italianët, raporton Telegrafi.

Në pjesën e dytë spanjollët ishin më këmbëngulës në gjetjen e rrugës së golit të barazimit, ndërsa italianët provuan të ngritin epërsinë përmes kundër sulmeve.

inist

Alvaro Morata (50’), Aritz Aduriz (70’), Andres Iniesta (76’) kanë mundur të barazonin rezultatin sikur të ishin më të saktë para portës së italianëve, përkatësisht Gianluiggi Buffon tregoi edhe njëherë klasin botëror duke intervenuar disa herë, e cila gjë i pamundësoi spanjollëve të realizonin gol.

Vlen të ceket se Eder (55’) kishte rastin më të mirë për italianët, kur përballë De Geas nuk u tregua i saktë dhe humbi një rast të pastër për të dyfishuar epërsinë.

Por, kur pritej të përfundonte takimi, Graziano Pelle vulosi rezultatin përfundimtar, atë prej 2:0 për Italinë.

Pas kësaj, Italia në çerekfinale të evropianit të futbollit do të takohet me kombëtaren e Gjermanisë, e cila mbrëmë eliminoi Sllovakinë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

UEFA dhe Marca sjellin versionet e tyre: Pse goli i Haalandit kundër Real Madridit u pranua si i rregullt

Liga e Kampionëve
Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

Perez shpërfilli Ronaldon dhe Benzeman kur emëroi 'blerjen e shekullit' nga Real Madridi

La Liga
U dëshmua se është

U dëshmua se është "finale para finales": Real Madridi shpartallon Man Cityn në 'Etihad'

Liga e Kampionëve
Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Ancelotti emëron ekipin e vetëm që mund të fitojë Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Shfaqen problemet e para serioze për Ruben Amorim te Manchester United

Premier League
Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Henry parashikon skuadrën që mund ta fitoj Ligën e Kampionëve këtë sezon

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori