LAJMI I FUNDIT:

Itali, kapet hashash me vlerë 50 milionë euro në një varkë

Itali, kapet hashash me vlerë 50 milionë euro në një varkë

Një varkë me 5.4 ton hashash është kapur në Kanalin e Sicilisë.

Droga raportohet se ka një vlerë rreth 50 milionë euro.


Kontrolli i anijes erdhi nga Guardia di Finanza pas një alarmi të lëshuar nga autoritetet franceze të anti-drogës.

Gjatë operacionit u arrestuan 3 shtetas turq.

Operacioni – Ndërsa një aeroplan po monitoronte varkën nga lart, anijet patrulluese hynë në veprim duke bllokuar trafikantët e drogës 96 milje në jugperëndim të Marettimos.

Një operacion ndërkombëtar anti-drogë, i udhëhequr nga Njësia e Policisë Financiare dhe Ekonomike, me mbështetjen e grupit ajror dhe detar të Messinës, çoi në konfiskimin e mbi 5 ton drogë.

Destinacioni – Droga ishte nisur nga Maroku dhe së shpejti do përfundonte në tregjet e shitjes në gjysmën e Evropës.

Varka prej 12 metrash “Solen 1” do ankorohej në brigjet e Palermos.

Deti Mesdhe është një nga vendey globale më të prekura nga trafiku i paligjshëm i drogës.