Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do të jetë pjesë e ekzekutivit pavarësisht se kush mund të dalë partia e parë e cila do të ketë të drejtën të formojë Qeverinë e re.
Nënkryetari i kësaj partie, Ahmet Isufi, tha se AAK-ja do të shkojë e vetme në këto zgjedhje, mirëpo nuk përjashton mundësinë për koalicione paszgjedhore.
“Orientim e kemi që të shkojmë vetëm si subjekt i veçantë politik dhe njëkohësisht ne do të jemi pjesë e Qeverisë sepse gjithmonë kemi pretenduar që të marrin përgjegjësi poashtu e kemi edhe listën e cila është duke u formuar, por që nuk është deri tani definitive sepse ka kohë. Ne do të jemi pjesë e Qeverisë pavarësisht se kush mund të dalë partia e cila mund të ketë të drejtën të formojë Qeverinë”, tha Isufi në një intervistë për Ekonomia Online.
Ai ka sqaruar se nuk kanë vija të kuqe me asnjë parti politike.
“Ne kemi deklaruar me kohë që nuk kemi vija të kuqe ndaj partive politike sepse e kemi ditur që kur është në pyetje ardhja në pushtet të gjithë po i harrojnë vijat e kuqe. Prandaj ne me kohë kemi deklaruar se demokracia funksionon atëherë kur me partitë politike ka partneritet dhe nuk e ke armiqësi”, shtoi Isufi.
Duke folur për kandidaturën e Ramush Haradinajt për president të vendit, ai thotë se po insistojnë në këtë pozitë duke e ditur se ka rol shumë të rëndësishëm për shtetin.
“Ne kemi pretendim për president si rol shumë i rëndësishëm për vendin dhe duke e ditur këtë atëherë në Qeveri marrim përgjegjësi, por nuk duam t’i kemi pretendimet e tejkaluara për shkak se kemi nevojë që të jemi në Qeveri duke e pasur edhe presidentin si rol shumë i rëndësishëm për shtetin. Po veç e kemi deklaruar që e kemi insistim presidentin për shkak se mendojmë se ka një rol kyç në udhëheqjen e shtetit dhe mendojmë që meqë e kemi ofruar si mundësi të tillë atëherë do të komunikojmë me partitë politike që në të ardhmen ta votojmë në Parlamentin e Kosovës”, u shpreh Isufi.
Kurse sa i përket kandidimit të personave të dënuar për vepra të ndryshme penale , ai thotë se duhet të respektohen vendimet e institucioneve përgjegjëse.
“Të gjithë ata të cilët janë në kundërshtim me ligjin dhe kanë vendimin e prerë të gjykatës e që bien në kundërshtim edhe me kandidimin për zgjedhje normalisht që do ta respektojmë sepse është bazë e parë e demokracisë dhe sundimit të ligjit”, tha Isufi.
Kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj ka deklaruar se kjo parti nuk do të ketë kandidat për kryeministër në këto zgjedhje.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit