LAJMI I FUNDIT:

Isufi: Kemi gjetur fakte juridike se kufiri është në Çakorr

Isufi: Kemi gjetur fakte juridike se kufiri është në Çakorr

Florim Isufi, profesor i Gjeografisë, ka thënë se së bashku me deputetin dhe profesorin Shpejtim Bulliqin ka gjetur fakte të cilat tregojnë se Demarkacioni me Malin e Zi është në Çakorr.

“Ka fakte juridike edhe nga Mali i Zi se kufiri është në Çakorr. Kjo është e dokumentuar. Ato do t’i dokumentojmë me kohë. Pas publikimit të tyre nuk besoj që është Qeveria do e procedojë më tutje Demarkacionin”, është shprehur Isufi, i ftuar në emisionin “Politikë” të Tribuna Channel.


Isufi ka thënë se Komisioni Ndërkombëtar për Demarkacionin me Malin e Zi është marrë vetëm me procedura.

“Komisioni ndërkombëtar nuk ka ardhur të shoh se a është kufiri në vend apo jo, ai ka ardhur vetëm të përcjell procedura”, ka thënë Isufi.

Ai ka thënë se janë të bindur se nga marrëveshja me Demarkacionin edhe politikanët e kanë kuptuar se Kosova po humb territor por sipas tij ata nuk po mund të gjejnë çelësin për të dalë nga kjo situatë.