Istogu e ka fituar Superkupën e Kosovës për herë të dytë.

Në ndeshjen shumë të fortë, të shtunën mbrëma në Mitrovicë, Istogu e mposhti Ferizajn me rezultat 31:27.


Istogaset ishin kohë të gjatë në epërsi, por ferizajaset nuk janë dorëzuar deri në fund. Ndeshja ishte me ritëm të lartë, ndërsa shikuesit panë aksione e gola të bukur.

379502947 1055857445644436 8932304698093180649 n

Kapitenes së Istogut, Albina Rugova, trofeun e Superkupës ia dorëzoi presidenti i Federatës së Hendbollit të Kosovës, Eugen Saraçini.

Medaljet i ndanë presidenti Saraçini dhe anëtari i bordit të FHK-së, Bujar Istrefi.

379679227 1055857378977776 1781529261737461667 n

Istogu ka vazhduar dominimin në hendbollin kosovar. Ka fituar trofeun e tretë të vitit.

telegrafi sport app