LAJMI I FUNDIT:

Istog, gruaja raporton në polici burrin për dhunë fizike dhe për armëmbajtje

Istog, gruaja raporton në polici burrin për dhunë fizike dhe për armëmbajtje
Foto: Ilustrim

Policia ka arrestuar një person në Istog, pasi i njëjti dyshohet se i ka shkaktuar dhunë fizike gruas së tij.

Rastin e ka lajmëruar në polici, gruaja e tij, e cila gjithashtu ka treguar se ai mbanë disa armë.


“Istog 03.04.2024-21:06. Pas raportimit nga ankuesja femër kosovare se i dyshuari mashkull kosovar i ka shkaktuar dhunë dhe ka armë në shtëpi, njësitet policore i janë përgjigjur rastit dhe kanë arrestuar të dyshuarin”, njofton policia.

Tutje, policia bën të ditur se lidhur me rastin është bastisur shtëpia me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar: dy pistoleta me dy karikatorë, dy pushkë gjuetie dhe 1 karikator si dhe mbi 130 fishekë të llojeve të ndryshme.

“Personi i dyshuar ka prezantuar lejet përkatëse për armët e lartcekura, ndërsa me vendim të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Kalo në kategori