LAJMI I FUNDIT:

Beqiri i gatshëm të kandidojë për Prishtinën, thotë se në degën e tij fitoi ndaj LVV-së me 60% të votave

Beqiri i gatshëm të kandidojë për Prishtinën, thotë se në degën e tij fitoi ndaj LVV-së me 60% të votave

Deputeti i LDK-së që është edhe kryetar i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë, Ismet Beqiri ka thënë se ka ambicie për kryetar të kryeqytetit por sipas tij do të vendosin degët.

“Nëse e shohin të arsyeshme degët e Prishtinës, kryetarët e degëve të Prishtinës unë jam njëri nga ata për të cilët do të diskutohet. Unë jam i gatshëm, kam vullnetin dhe përvojën, por degët e Prishtinës vendosin. Me rëndësi është të gjejmë një fitues”, deklaroi Beqiri në “Debat Plus”.

Beqiri thotë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në degën që ai drejton Abrashi ka fituar 60% të votave.

“Unë duhet të ulem me kolegët e mi. Degët e Prishtinës duhet të ulen dhe të vendosin”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kryetari i Degës së Parë të LDK-së në Prishtinë thotë se për dallim nga herët tjera kur për Prishtinën është bërë dallime sa i përket nominimit të kandidat për kryetar kësaj nga degët tjera, “kësaj radhe duhet të vendoset njëjtë”.

“Kësaj here ashtu si veprohet me të gjitha degët e LDK-së, Kryesia e LDK-së duhet të veproj edhe me degën e Prishtinës. Ai emër që prodhohet nga degët e Prishtinës duhet të jetë i obligueshëm për ne”, tha ndër të tjera Ismet Beqiri./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

E mohoi në Kuvendin e Serbisë, por Goran Rakiq ishte betuar si ministër në Kuvendin e Kosovës

Lajme
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Kalo në kategori