LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Do t’i identifikojmë dhe sanksionojmë përgjegjësit për vdekjet e dyshimta në QKUK

Ismaili: Do t’i identifikojmë dhe sanksionojmë përgjegjësit për vdekjet e dyshimta në QKUK

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, është shprehur i pakënaqur me nivelin e shërbimit shëndetësor që ofron stafi i këtij sektori.

Sipas tij, në kohën kur ai e ka pranuar postin e ministrit të Shëndetësisë ky dikaster veçse ka qenë i stagnuar sa i përket shërbimeve ndaj pacientëve.


”Si ministër i Shëndetësisë nuk jam i kënaqur  me nivelin shëndetësor që ofrojmë. Kosova ka stagnuar sa i përket shërbimeve shëndetësore, por kjo na bën të vetëdijshëm të ndryshojmë e të ecim përpara”, tha Ismaili, duke komentuar gjendjen e sistemit shëndetësor në Kosovë.

Ismaili në Klan Kosova ka potencuar se rasti i vdekjeve të dyshimta në QKUK nuk do të mbetet pa u zbardhur.

Ai ka thënë se policia e shtetit është marrë me këtë çështje dhe përgjegjësia nuk do të mbetet në ajër.

”Kur kam ardhur në detyrën e ministrit ka qenë situatë konfuze, por kam formuar komisionet e duhura që të riorganizohen e të merren me rastin”.

”Shteti është marrë me këtë punë. Sigurisht që do të gjendet autori dhe përgjegjësia nuk do të mbetet në ajër. Vozitës i kësaj çështjeje është Prokuroria e Shtetit”.

”Kushdo që është, pa marrë parasysh njeriun, emrin mbiemrin – do të marrin atë që meritojnë”.

”Sektori ka potencial, kemi popullatë të re që kërkesat e për shërbim shëndetësor i kemi më të ulëta”, ka përfunduar ai, transmeton Klan Kosova.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori