LAJMI I FUNDIT:

Ismaili thotë se furnizimi me barna është stabilizuar

Ismaili thotë se furnizimi me barna është stabilizuar

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka raportuar sot para Komisionit për Shëndetësi në Kuvendin e Kosovës, ku theksoi se furnizimi me barna është stabilizuar.

Ismaili tha se janë marrë të gjitha masat që furnizimi të stabilizohet dhe të ndërpritet avazi i vjetër i keq menaxhimit.


“Në fund të vitit 2017, 70 për qind e barnave kanë qenë pa kontratë. Sot kemi 65 për qind të barnave me kontrata, 24 për qind janë në procedurë dhe kemi tërësisht një situatë tjetër në sektorin shëndetësor”, ka thënë ministri Ismaili.

“Konsideroj se sot mund të jemi të gjithë më krenar për faktin se kemi arritur një model të ri të qeverisjes në Ministri të Shëndetësisë. Edhe kemi ndërprerë një avaz të vjetër të keqmenaxhimit edhe kemi më shumë furnizim me barna. Madje, edhe po kursejmë buxhetin e shtetit. Vetëm në 30 produkte kemi kursyer rreth 1 milionë euro të buxhetit me metodat e reja të blerjes së barnave”, ka thënë ai.

Ismaili ka treguar se gjatë një jave në muajin qershor janë nënshkruar rreth 50 kontrata të reja për furnizim me barna dhe aktualisht kanë hyrë në fazën e fundit të nënshkrimit të të gjitha kontratave për barna dhe material shpenzues, të cilat shumica janë kontraktuar me çmime më të lira sesa kontratat paraprake.

Në këtë mes, ministri ka përmendur edhe Udhëzimi Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave.

“Në bazë të këtij Udhëzimi janë krijuar disa mekanizma mbrojtës për institucionet publike në mënyrë që prokurimi i barnave të mos bëhet me çmime abuzive, por të jetë me çmime sa më të ulëta dhe kjo duke pasur referencë edhe shtetet e rajonit dhe ato evropiane”, ka treguar ai.

Më pas, ministri Uran Ismaili ka folur edhe revidimin e Listës Esenciale të Barnave e cila nuk është bërë nga viti 2012.

“Kam kërkuar nga Zyra e OBSH në Prishtinë që të na ndihmojë në këtë proces me ekspertët e saj në mënyrë që versioni i radhës të hartohet duke u bazuar në standardet dhe praktikat më të mira të definuara nga kjo organizatë”, ka thënë ai.

Në raportimin e tij para Komisionit për Shëndetësi, ministri Ismaili ka folur edhe për Fondin e Sigurimeve Shëndetësore.

“Gjatë këtyre muajve, 60 për qind e parakushteve për funksionim të Sigurimeve Shëndetësore janë përfunduar, duke përfshirë paketën bazë të përfitimeve, listën e shërbimeve pa pagesë, çmimet e shërbimeve, nivelet e bashkëpagesave etj”, ka thënë ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

QKMK u bën thirrje qytetarëve t’i shmangen qarkullimit përmes pikave kufitare me Serbinë, të shtunën protestohet në territorin serb

Lajme
Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Djali i heroit Afrim Bunjakut punësohet në ndërmarrjen publike të Vushtrrisë

Lajme
Gazetarja: Turistët nga Kosova

Gazetarja: Turistët nga Kosova "braktisin" Durrësin, shtohen rezervimet nga vendet e BE-së dhe Britania

Lajme
Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Rama mesazh Greqisë nga Himara: Himariotët janë himariotë dhe pikë

Lajme
Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Goditet grupi kriminal i trafikut të armëve nga Kosova në Tiranë, dalin pamjet e arrestimeve

Lajme
Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Tensione në seancën e Kuvendit të Prishtinës, Rama akuzon opozitën se po mashtron qytetarët

Lajme
Kalo në kategori