Ismaili: Sot vendoset për katër vitet e ardhshme për Prishtinën

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka ushtruar të drejtën e tij për të votuar.
Ismaili e ushtroi këtë të drejtë nga shkolla “Ismail Qemali” në kryeqytet, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët për mbështetjen që i kanë dhënë për më shumë se një muaj.
“Është një ditë e mirë për Prishtinë, ku do të vendoset për katër vitet e ardhshme”, tha fillimisht Ismaili, raporton Telegrafi.
“Falënderoj të gjithë qytetarët, ka qenë një fushatë e mirë. Prishtinën dëshirojmë ta shohim si qytet i zhvilluar, sepse e meriton – pasi duhet të jetë një kryeqytet simbol”.
“Në këtë qytet kam gjetur shumë mirësi dhe optimizëm, andaj falënderoj të gjithë qytetarët për mikpritjen e tyre”, shtoi më tej kandidati i PDK-së për kryetar të Prishtinës. /Telegrafi/




















































