LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Ismaili: Qytetarët do t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka bërë të ditur se përmes iniciativës për finalizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave, qytetarët e Kosovës do të mundë t’i blejnë barnat me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën.

Ismajli në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se që nga fillimi i mandatit ka marrë shumë ankesa të qytetarëve se çmimet e barnave, të cilat ata po i blejnë, dallojnë nga barnatorja në barnatore.

“Që nga fillimi i mandatit kam marrë shumë ankesa të qytetarëve se çmimet e barnave, të cilat ata po i blejnë, dallojnë nga barnatorja në barnatore, duke i vënë ata para detyrimit që të bëjnë shpenzime të larta. Por, edhe kësaj padrejtësie që ka dëmtuar xhepin e qytetarëve për rreth dy dekada, po i japim fund. Përmes iniciativës për finalizimin e Udhëzimit Administrativ për rregullimin e çmimeve të barnave, qytetarët tanë, kudo që jetojnë, në fshat ose në qytet, do të mundë ta blejnë ilaçin e tyre me çmim të njëjtë në të gjithë Kosovën. Gjithë këtë po e bëjmë që t’i mbrojmë qytetarët tanë nga shpenzimet dhe t’i ndihmojmë farmacistët që të orientohen vetëm në ofrimin e shërbimit profesional farmaceutik”, shkruan Ismaili. /Telegrafi/


Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë

Kronika e Zezë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë

Siguri
Kalo në kategori