LAJMI I FUNDIT:

Ismaili përuron rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë

Ismaili përuron rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Uran Ismaili, i shoqëruar nga drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, kanë përuruar sot rinovimin e Klinikës së Endokrinologjisë në QKUK.

Me rastin e përurimit, ministri Ismaili ka thënë se është jashtëzakonisht i lumtur më reformat që po bëhen të mundura në sektorin shëndetësorë falë edhe luftës së madhe ndaj korrupsionit.


“Është kënaqësi të shohësh se fondet të cilat nuk abuzohen më, tani kthehen në investime direkete për qytetarët edhe për personelin shëndetësor. Bashkëdyzimi i vullnetit dhe energjisë ka arritur që të krijoj sot një klinikë e cila realisht mund të jemi krenar me të.

Ismaili ka përgëzuar edhe menaxhmentin e Klinikës së Endokrinologjisë për krijimin e një klinike e cila sot ofron shërbimet më të mira për pacientë.

Drejtori i SHSKUK-së, Basri Sejdiu, ka thënë se të gjitha reformat po bëhen për të mirën e pacientëve.

“Në këto ambiente tashmë ka hapësira moderne për mjekimin e pacientëve. Këto janë rezultatet kur krahas mbështetjes institucionale ka edhe një rolë proaktiv të menaxhmentit të klinikës për të përmirësuar kushte”, ka thënë Sejdiu.

Ndërkaq, drejtoresha e Klinikës së Endokrinologjisë, Venera Berisha-Muhaerrmi, tha se ky është një investim që ka ndryshuar tërësisht shërbimet për pacientë.

“Klinika e jonë tani ka një infrastrukturë moderne dhe të gatshme për të gjitha shërbimet ndaj pacientëve”, ka thënë drejtoresha e klinikës.

Kjo klinikë përveç ngjyrosjes, ndërrimit të dyshemesë, ndërtimit të pritores së re, modernizimi të sallës së edukimit, ka siguruar edhe televizor për secilën dhomë të pacientëve.

Po ashtu, secili shtrat i ri i pacientëve e ka edhe butonin e tij për të thirrur infermieren në rast të ndonjë kërkese. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori