LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Nuk ka reforma në shëndetësi pa ngritje të pagave

Ismaili: Nuk ka reforma në shëndetësi pa ngritje të pagave

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, deklaroi sot se janë duke tentuar që të investojnë në shëndetësi, por se nuk mund të ketë reforma në këtë sektor pa ngritjen e pagave për personelin shëndetësor.

Këto komente kreu i dikasterit të Shëndetësisë i ka bërë gjatë një vizite që i ka bërë Qendrës Klinike Stomatologjike Universitare të Kosovës në ditën e shëndetit oral.


Ministri Ismaili tha se kanë nisur një reformë, e cila sipas tij duhet të jetë reformë praktike, e cila bazohet në atë që e vendos pacientin në qendër të vëmendjes dhe që mbështet profesionistët shëndetësor për ta kryer këtë shërbim.

“Reformë në shëndetësi nuk ka pa ngritje të pagave të personelit shëndetësor, nuk ka dhe është mirë me lidh me reformë. Nuk është me lidh vetëm me juve, është me lidh me diçka më të madhe sesa me individuale, me një person apo dy persona. Prandaj, ne duhet të krijojmë një reformë dhe në atë reformë ju jeni epiqendra e asaj reforme, pra pa iu adresuar çështjet, të cilat i keni ju nuk mund të adresohen çështjet e pacientëve. E dyta, natyrisht që shëndetësia ka mbetur e nënfinancuar në Kosovë, do të thotë është shumë e nënfinancuar, ka qenë për një kohë të gjatë e nënfinancuar. Si e tillë, e ka krijuar një situatë ku gjithçka është jashtë standardit të vet në pajisje, investime kapitale, qoftë në ndërtesa. Do të thotë çdo gjë është jashtë normales që ish dashur të jetë”, tha ministri Ismaili.

Lëvdata ministri Ismaili pati për menaxhimin e kësaj klinike, ku tha se duhet të ndjehen krenarë për punën që e bëjnë. Ai u shpreh se është hera e parë që po e viziton një institucion shëndetësor dhe e gjen më mirë sesa që e ka pritur.

“Edhe unë edhe drejtori duhet të konsiderojmë veten që ne jemi për juve, nuk jemi këtu për karrigen tonë personale. Karriga jonë është për arsye se ne e kemi dashur të jemi në shërbim të juaj dhe në qoftë se nuk e shohim si të tillë që jemi në shërbim të juaj atëherë ne jemi duke e abuzuar karrigen tonë. Kështu që  në çfarë do lloj varianti që ju e shihni që ekziston mundësia për të vendosur komunikim dhe me qenë unë prapë kurdo që ju e shihni të arsyeshme, po e them prapë jo për individin, por për kliniken”, tha ministri.

Anëtari i bordit të SHSKUK-së, Fatmir Dragidella, tha se reformat në shëndetësi mund të vijnë vetëm me njerëz të rinj, ndërsa u shpreh optimist se me përkrahjen e ministrisë mund të arrijnë që në të ardhmen të kenë një ndërtesë të re, pasi sipas tij operojnë në ndërtesën më të vjetër në QKUK.

“Qasja e ministrit të ri është pak më ndryshe sesa e disa ministrave tjerë për  faktin se është në moshë shumë më të re se na dhe ky i kupton sendet pak më ndryshe se na. Kështu që edhe reformat vijnë me njerëz të ri, reforma me njerëz të vjetër nuk munden të bëhen, kështu që njerëzit e ri bëjnë edhe reformat e reja. Reformat kanë me u bë pavarësisht se a dëshirojmë ne apo nuk dëshirojmë. Këto synimet që i kemi ne për zhvillimin e stomatologjisë në Kosovë janë synime të arritshme, janë reale, nuk janë diçka imagjinare. Ne e kemi një buxhet jashtëzakonisht të vogël për shërbime dhe mallra që është qesharak, mirëpo atë buxhet për çdo vit po e shfrytëzojmë ashtu qysh po e shfrytëzojmë na kemi arritur që kjo ndërtesë të duket pak më ndryshe”, tha ai.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili ka vizituar edhe objektin e kësaj klinike dhe ka vizituar edhe studentët e stomatologjisë. /kp/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Kosova bëhet me 445 policë të rinj - deklarata e presidentes, kryeministrit dhe pamje nga ceremonia

Siguri
Kalo në kategori