Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili thotë se kjo parti arriti ta bind këtë qeveri se oferta e tyre për Pakon e rimëkëmbjes është në të mirë të qytetarëve.
“Nuk besoj se po të kishin 61 deputetë ata do të uleshin me ne për të biseduar dhe pranuar ofertën tonë”, tha Uran Ismaili në “Debat Plus”, përcjell Telegrafi.
Deputeti i PDK-së thotë se edhe për Qeverinë Kurti kjo parti kishte dërguar amendament sa i përket pakos emergjente në atë kohë që në vend të 170 eurove kishin kërkuar që ndihma të jetë 300 euro.
Ismaili thotë se Ligji i rimëkëmbjes është mjaft i vonuar.
Ai thotë se dëshira e PDK-së është që pako të kalojë për shkak të qytetarëve e jo për të ndihmuar qeverinë.
“Ata që nuk e kanë kaluar deri tani le ta kërkojnë fajin te koalicioni pse nuk i kanë pasur votën”, tha ndër të tjera Uran ismaili./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251