LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Nëse Presidenti nuk e nënshkruan Ligjin për Gjuhët, Kuvendi i Maqedonisë do ta votojë sërish (Video)

Ismaili: Nëse Presidenti nuk e nënshkruan Ligjin për Gjuhët, Kuvendi i Maqedonisë do ta votojë sërish (Video)

Deputet i BDI-së, Rexhail Ismaili, në “Debat D” në RTV Dukagjini ka thënë se deklarimet apo veprimet e presidentit të shtetit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov, nuk paraqesin rrezik për Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Sipas tij, edhe nëse nuk e nënshkruan presidenti këtë ligj, atëherë ligji rikthehet në parlament dhe me procedurë të shkurt mund të miratohet nga deputetët.


“Nëse nuk e nënshkruan presidenti rrugë tjetër nuk ka por të rikthehet në parlament. Ne prapë do ta miratojmë me procedurë të shkurt. Presidenti nuk ka çka merret më, ligji hyn në fuqi. Presidenti i shtetit nuk paraqet rrezik absolut”, ka thënë Ismaili.

Ai ndër të tjera tha se presidenti Ivanov ka deklaruar se ky ligj e rrezikon karakterin unitar të shtetit.

“Nuk mund ta rrezikojë amendamenti i pestë i Kushtetutës nga i cili buron ky ligj, prandaj fjalët e tij janë fleskula dhe veprimi i tij nuk e pengon në procedurë tjetër për të miratuar”, theksoi Ismaili.

Ndryshe, më shumicë votash, Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar Ligjin për përdorimin e gjuhëve.

Ky ligj përmban 25 nene dhe parasheh që në të gjitha organet e pushtetit qendror, institucionet qendrore ndërmarrjet publike, agjencitë, drejtoritë, organizata, komisione, persona juridik që kryejnë aktivitete publike sipas ligjit, gjuhë zyrtare përpos maqedonishtes është edhe gjuha që e flasin 20% e qytetarëve të Maqedonisë, në mënyrë të caktuar me ligj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
Kalo në kategori