LAJMI I FUNDIT:

Ismaili: Kosova duhet të ketë sigurim shëndetësor universal

Ismaili: Kosova duhet të ketë sigurim shëndetësor universal

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Uran Ismaili, tha sot se Kosova do të ketë sigurim shëndetësor universal.

Ministri Ismaili kështu deklaroi në hapje të punëtorisë mbi rishikimin afatmesëm (RAM) të Projektit të Shëndetësisë Kosovare (PSHK), që po mbahet në Prevallë.

Ai tha se pret që Projekti i shëndetësisë kosovare të forcojë kapacitetet menaxhuese në institucionet shëndetësore.

“Unë si ministër dhe Ministria e Shëndetësisë qëndrojmë prapa idesë që Kosova duhet të ketë një sigurim shëndetësor universal dhe do të bëjmë çmos që këto premtime që kanë qenë për një kohë të gjatë, realisht të kthehen në shërbime të prekshme për qytetarin”, tha Ministri Ismaili.

“Ne duhet ta shfrytëzojmë këtë momentum, këtë Qeveri të re, e cila ka për qëllim që këto reforma t’i kthejë në realitet dhe të shohim sektorin e shëndetësisë më të organizuar, me mbështetje më të madhe politike, financiare dhe natyrisht me ngritje të kapaciteteve profesionale aty ku ka nevojë.  Për këtë jam këtu, që të zotohem se mbështetja ime si ministër, por edhe e Qeverisë së Kosovës do të jetë e plotë dhe e fuqishme në atë që reformat të cilat kanë filluar dhe janë bërë me punën e shumë akterëve që janë këtu, që kanë punuar për kohë të gjatë, por që kanë ngecur në implementim. Së bashku do të bëjmë që ky projekt apo këto reforma të jetësohen”, tha ministri Ismaili.

Projekti i Shëndetësisë Kosovare që është financim me huamarrje nga Banka Botërore në vlerë prej 25.5 milionë dollarëve amerikanë, është duke e mbështetur Qeverinë e Kosovës, (Marrëveshja 20 maj 2015), në drejtim të përmirësimit të mbrojtjes financiare të të varfërve nga shpenzimet shëndetësore si dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve prioritare të kujdesit të shëndetit të nënës dhe fëmijës si dhe të shërbimeve të sëmundjeve jo-ngjitëse.

Në trend Lajme

Më shumë
Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Nisin lëvizjet e para për njohjen e gjuhës shqipe, Google po shton Kosovën në programin e verifikimit të reklamuesve

Lajme
MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

MPJD ka njoftuar QUINT-in për arrestimin e qytetarit të Kosovës nga autoritetet serbe

Lajme

"20 mijë euro për statusin e viktimës së luftës", rrëfimi i të mbijetuarës së masakrës së Abrisë

Lajme
​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

​Gërvalla për televizionin kanadez: Serbia s’ka vend në NATO, me para të BE dëshiron të blejë armë ruse

Lajme
Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë

Osmani uron presidentin e El Salvadorit: Mund të mbështeteni te Kosova si një partner i fortë

Lajme
Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Këshilltari i Vjosa Osmanit e quan shpifës këshilltarin e Behgjet Pacollit, paralajmëron veprime ligjore ndaj tij

Lajme
Kalo në kategori