LAJMI I FUNDIT:

ISIS-i vret nëntë anëtarë të një familjeje në Mosul

ISIS-i vret nëntë anëtarë të një familjeje në Mosul

Pjesëtarët e organizatës terroriste ISIS vendosën një mjet shpërthyes në një shtëpi në qytetin irakian Mosul, duke vrarë disa persona të një familjeje, raporton Anadolu Agency (AA).

Saddam Celal el-Bekri nga ushtria irakiane deklaroi për AA se pjesëtarët e ISIS-it vendosën mjet shpërthyes në një shtëpi në rajonin Al-Jadde. Si pasojë e shpërthimit humbën jetën nëntë anëtarë të familjes. Bekri theksoi se ekipet e mbrojtjes civile kanë nxjerrë kufomat nën rrënojat.


Terroristët e ISIS-it në qershor të vitit 2014 pushtuan Mosulin, ndërsa udhëheqësi i grupit Abu Bakar Al Baghdadi në Xhaminë e Madhe, në qendër të Mosulit, shpalli themelimin e të ashtuquajturit “kalifati i ISIS-it.”

Pas tre muajsh operacione, forcat e bashkuara irakiane me mbështetje të koalicionit ndërkombëtar në janar të këtij viti çliruan pjesën lindore të Mosulit, ndërsa më 19 shkurt filloi aksioni për çlirimin e qendrës së qytetit që gjendet në bregun perëndimor të lumit Tigër.