LAJMI I FUNDIT:

ISIS-i merr përsipër autorësinë e sulmit kundër ambasadës së Irakut në Kabul

ISIS-i merr përsipër autorësinë e sulmit kundër ambasadës së Irakut në Kabul

Grupi i Shtetit Islamik (ISIS) mori përsipër sot në mesditë sulmin kundër ambasadës së Irakut në Kabul, njoftoi Amaq, agjencia propaganduese e organizatës xhihadiste.

Amaq konfirmoi se dy luftëtarë të ISIS-it kanë kryer një sulm kundër ndërtesës së ambasadës irakiane në qytetin afgan të Kabulit, pa dhënë më shumë detaje, ndërsa një zyrtar afgan njoftoi për median se ambasada u trondit nga disa shpërthime dhe një seri të shtënash me armë dhe me granata.

“Një kamikaz ka hedhur veten në erë para hyrjes së ambasadës irakiane ndërsa dy agresorë po përpiqeshin të hynin në pjesën e brendshme të godinës”, bëri të ditur ky zyrtar në kushte anonimati.


“Forcat speciale janë në vendngjarje dhe po evakuojnë banorët”, shtoi ai.

Ministria e Brendshme konfirmoi për median për shpërthimet pa specifikuar shënjestrën e sulmit.

Shpërthimet e para janë dëgjuar nga banorët e zonës shumë pranë ndërtesës diplomatike rreth orës 11:00 sipas orës lokale, të paktën katër shpërthime, të shtëna me armë dhe granada, bënë të ditur disa qytetarë për median. /KP/

Në trend Botë

Më shumë
Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Republika Serbe drejt kushtetutës së re - mund të formojë ushtri dhe të krijojë konfederatë me vendet fqinje

Bosnja
Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Punonjësit e institucioneve serbe nga Graçanica arrijnë në Beograd, synojnë të kundërshtojnë protestat e studentëve

Serbia
Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Nëse dalloni një aeroplan Boeing E-4 në qiell, mund të nënkuptojë se ju kanë mbetur ‘vetëm pesë minuta jetë’

Amerika
Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar

Polonia përgatit qytetarët e saj për luftë, familjet do të marrin udhëzues për të mbijetuar "situata të rrezikshme"

Evropa
Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Brigada Azov tani me dronë “Made In Ukraine”, me ta po e kanë më të lehtë gjuetinë ndaj objektivave ruse

Evropa
Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Zyra e Zelensky tregon tri kushtet që BE-ja të arrijë paqe të qëndrueshme në mes të bisedimeve me SHBA-në

Evropa
Kalo në kategori