LAJMI I FUNDIT:

Ishte vetëm 3-vjeç kur u zhduk, kinezi ribashkohet me të ëmën pas 30 viteve

Ishte vetëm 3-vjeç kur u zhduk, kinezi ribashkohet me të ëmën pas 30 viteve

Një moment emocionues është filmuar në veri të Kinës, ku një nënë ribashkohet me të birin pas 30 viteve që jetuan larg njëri-tjetrit.

Li Jian, 33-vjeç, ishte zhdukur kur ishte vetëm 3- vjeç, kur së bashku me familjarët po ecte nëpër rrugët e qytetit Changzhi në vitin 1989, transmeton Telegrafi.


Burri i njohur me nofkën Jian Jian u rrit në një qytet tjetër, 90 milje larg vendlindjes pasi atë e gjeti në stacionin e trenit një burrë që më pas e mori në shpi dhe e adoptoi, ka njoftuar policia kineze.

Jian Jian dhe nëna e tij arritën ta gjejnë njëri-tjetrin falë testit të ADN-së dhe të dhënave për njerëzit e zhdukur, ku të dhënat e policisë dhe ato të bëra të ADN-së përshtateshin. E ribashkimi i tyre ka ndodhur në stacionin e policisë XiuWu të qytetit Jiazuo.

“Djali dhe nëna po vijnë”, dëgjohet dikush duke thënë derisa zonja Li vraponte për ta përqafuar të birin që nuk e kishte parë për tri dekada.

Sipas policisë kineze, Jian Jian ishte ndarë nga familja rreth orës 3 të pasdites së 8 prillit të vitit 1989 në Changzhi.

Por, edhe pse familjarët e tij kishin shpërndarë nëpër lagje të qytetit qindra fletushka në të cilat bëhej thirrje për ndihmë të gjithë atyre që kanë informacione ta gjenin më të dashurin e tyre – një gjë e tillë nuk ndodhi. /Telegrafi/