Ish-kryetari i Malishevës dhe kryetari i degës së PDK-së në këtë komunë, Isni Kilaj, përmes një shënimi në Facebook ka njoftuar për gjendjen shëndetësore të Ragip Begajt.

Kilaj ka njoftuar se kryetari i Malishevës po qëndron i shtruar në QKUK pasi një javë më parë ishte prekur nga COVID-19.

Kilaj thotë se pavarësisht se në politikë janë kundërshtarë kanë pasur rrugëtim të përbashkët në ndërtim të vendit.

“Mbetemi shokë në përjetësi, sepse shumë gjëra na bashkojnë”.

“Të dashur miq, të dashur qytetarë të Komunës Malishevë; sot u informova se Kryetari i Komunës Z. Ragip Begaj po qëndron i shtruar në QKUK i prekur nga Covid 19. Unë lutem për shëndetin dhe shërimin e shpejtë të tij. Unë isha bashkë me Ragipin në rrugëtimin tonë për liri dhe ndërtim të vendit. Sot jemi opozitar në politikë por mbetemi shokë në përjetësi, sepse shumë gjëra na bashkojnë! Nga zemra i uroj shërim të shpejtë, kthim te familja dhe në drejtimin e Komunës si Kryetar i zgjedhur nga populli! Shërim të shpejtë miku im”, ka shkruar Kilaj në Facebook.

Reklama
Reklama