LAJMI I FUNDIT:

Ishte paguar 30 Bitcoin për një koncert në vitin 2018, tani Emrah po vjen me monedhën e vet

Ishte paguar 30 Bitcoin për një koncert në vitin 2018, tani Emrah po vjen me monedhën e vet

Duke tërhequr vëmendjen me investimet tregtare, Emrah po përgatitet të hyjë në tregun e kripto monedhave me emrin e tij.

Këngëtari dhe aktori i njohur turk filloi të punojë për të përmbushur procedurat e nevojshme në përputhje me udhëzimet e këshilltarëve të investimeve.


Gazeta Hurriyet ka mësuar se këngëtari, i cili ende nuk ka marrë një vendim të qartë për emrin, thuhet se është duke analizuar dy emra Eoin dhe Emrahcoin.

Kujtojmë se në vitin 2018 këngëtari kishte organizuar një koncert, ku prej organizatorëve kishte marrë 30 Bitcoin apo përkthyer në vlera monetare 100 mijë euro.

Theksojmë se këngëtari i famshëm Akon nisi gjithashtu kriptovalutën e tij. Çmimi i transaksionit të Akoin është rreth 24 cent.

Ndryshe, këngëtari është i njohur për shumë hite ndër vite dhe aktualisht po punon në albumin e ri. /Telegrafi/