LAJMI I FUNDIT:

Ishte ngjitur në luhatëse, 13-vjeçarja nga Hondurasi përplas kokën në shufrën e hekurt – prindërit e shikuan duke vdekur

Ishte ngjitur në luhatëse, 13-vjeçarja nga Hondurasi përplas kokën në shufrën e hekurt – prindërit e shikuan duke vdekur

Një tragjedi e madhe ka ndodhur në Santa Barbara në Honduras, ku një vajzë 13-vjeçe humbi jetën në një park lodrash.

Dyshohet se doreza e derës ishte ndryshkur dhe vajza kishte vërejtur këtë dhe kishte filluar ta mbajë me dorë, por pa ndonjë sukses, transmeton Telegrafi.

Madje është publikuar edhe videoja amatore që shfaq momentin kur Britany Fernandez përplaset në shufrën e hekurt, pasi që rrëshqiti nga ulësja derisa familja e saj po e shikonin tërë ngjarjen.


Kur trupi i vajzës u përplas në platformën e metaltë, koka e saj goditi shufrën e goditja dëgjohet qartë në video.

Të gjithë të pranishmit vrapuan për t’i dalë në ndihmë, por goditja në kokë ishte fatale për vajzën e cila u shpall e vdekur me t’u dërguar në spital.

E pronarët e parkut të lodrave thanë për televizionin lokal, se kanë leje pune dhe akuzuan rëndë prindërit e vajzës së ndjerë.

“Vajza e vogël shkoi në luhatëse pa shoqërimin e prindërve dhe humbi vetëdijen. Nuk jemi ne fajtor, i posedojmë lejet e nevojshme”, thanë ata.

Në anën tjetër, policët kanë filluar hetimet dhe po mbledhin prova nga vendi i ngjarjes. Madje në një prononcim për media e kanë cilësuar vdekjen e vajzës si aksidentale. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Izraeli po ndërton nëntë baza ushtarake në territorin sirian

Azia
Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Treni përplaset me një kamion në Hamburg - të paktën një i vdekur dhe disa të lënduar

Evropa
Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Politikani serb, Çedomir Jovanoviq pretendon se është rrahur – nuk ndalë lotët derisa tregon dorën në allçi

Serbia
Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën

Presidenti i ri i Sirisë e quan planin e Trumpit për Gazën "krim i rëndë" që pritet të dështojë

Botë
Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Trump emëron Richard Grenellin si drejtor të përkohshëm të Qendrës Kennedy për Artet Performuese në Uashington

Amerika
Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Ukraina ‘mund të jetë ruse një ditë’, thotë Trump përpara takimit të Zelensky me Vance

Amerika
Kalo në kategori