LAJMI I FUNDIT:

I ishte ndërruar ngjyra e lëkurës pasi ishte infektuar me coronavirus, ndërron jetë mjeku kinez që punoi në spitalin e Wuhanit

I ishte ndërruar ngjyra e lëkurës pasi ishte infektuar me coronavirus, ndërron jetë mjeku kinez që punoi në spitalin e Wuhanit

Mjeku kinez, lëkura e të cilit kishte ndërruar ngjyrë – duke u bërë e zezë pasi u prek nga coronavirusi, raportohet se ka ndërruar jetë pas betejës së ashpër me këtë virus për më shumë se pesë muaj.

Dr Hu Weifeng që ishte prekur nga virusi në janar derisa po luftonte me këtë pandemi, ka ndërruar jetë në spitalin e Wuhanit, epiqendra e pandemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.


42-vjeçari ishte trajtuar në repartin e kujdesit intensiv për më shumë se një muaj, para se të humbte betejën nga coronavirusi.

Urologu kinez ishte mik i mirë i Li Wenliang i cili kishte folur i pari dhe kishte zbuluar se bëhet fjalë për një virus të quajtur COVID-19 që po përhapet nëpër botë.

Por, kjo deklaratë i kishte kushtuar shtrenjtë, sepse disa orë më vonë ishte rrethuar nga policia kineze, ndërsa disa ditë më vonë ka ndërruar jetë nga coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Izraeli sulmon Iranin me raketa

Izraeli sulmon Iranin me raketa

Azia
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Kalo në kategori