LAJMI I FUNDIT:

Ishte ndër të parat që u infektua me COVID-19, neuropsikiatria Valbona Tafilaj edhe pas shërimit ende vazhdon të ketë probleme shëndetësore

Ishte ndër të parat që u infektua me COVID-19, neuropsikiatria Valbona Tafilaj edhe pas shërimit ende vazhdon të ketë probleme shëndetësore

Neuropsikiatria Valbona Tafilaj, ishte ndër personat e parë që ishte prekur me virusin COVID-19, në Kosovë.

Ani pse kanë kaluar më shumë se katër muaj, që nga dita kur është diagnostikuar, Tafilaj vazhdon të ketë ende probleme të vogla shëndetësore që i kanë mbetur si pasojë e infeksionit me coronavirus.


Përmes një postimi në Facebook, ajo ka treguar se ende nuk dihet 100 përqind mirë.

“Sot kam bërë analiza e kontrolle se kam një koll që është pasojë e COVIDIT-19 që atëherë̈ m’i ka dëmtuar mushkëritë, tash mushkërive u duhen edhe 6 muaj që të rikuperohen dhe të kthehen në normalitet!”, ka shkuar doktoresha Tafilaj.

Ajo ka prositur të gjithë qytetarët që të kenë kujdes, sepse virusi ekziston dhe nuk është hajgare.

Postimi i plotë:

Nga 16 marsi kur jam diagnostifiku me COVID-19 e deri me tash kanë kaluar pothuaj 5 muaj dhe une ende nuk ndihem 100% mirë, një lodhje ne punë e në një ecje me e gjatë, e nëse gjumin nuk e bej mirë, menjëhere po e ndi qe organizmi im nuk eshte mirë, nuk po funksionon si me parë! Sot kam bo analiza e kontrolla se kam nje kollē qe eshte pasojë e COVIDIT-19 që ateherë m’i ka demtuar mushkëritë, tash mushkrive u duhen edhe 6 muaj që të rikoperohen dhe të kthehen në normalitet!
Njerëz te dashtun po ju tregoj për një arsye të vetme:
QË TË KENI KUJDES E MOS DILNI PA NEVOJË JASHTË SHTËPISË,
MOS I RREZIKONI PRINDËRIT TUAJ,
MOS I RREZIKONI FAMILJARËT QË KANË NDONJË PROBLEM SHËNDETESOR,
MOS BEHI JU SHKAKTARËT QË ATA MOS TË JETOJNË MË!
Nuk ka vende të mjaftueshme në spitale, dhe duke mos pasë vende të mjaftueshme, ju po na siellni në pozitën që duhet të vendosim kujt t’ia shpëtojmë jetën,
NJË TË RIU APO NJË TË MOSHUARI
Une dua t’i kem afër edhe prindërit po edhe të tjerët të familjes time, sikurse deshiron dhe ti, ANDAJ KUJDES RESPEKTO RREGULLAT E VENDOSURA NGA IKSHP:
#rriNeShtëpi
#MbajMasken
#MbajHixhienën
#MbajDistancën
Qëllimi i ketij postimi me gjendjen time shëndëtesore është që sado pak te ndikoj në vetëdijësim! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori