LAJMI I FUNDIT:

Ishte maskuar si qymyr, autoritetet irlandeze dhe holandeze zbulojnë kokainën në vlerë deri në 35 milionë euro

Ishte maskuar si qymyr, autoritetet irlandeze dhe holandeze zbulojnë kokainën në vlerë deri në 35 milionë euro

Kokaina e maskuar si qymyr me një vlerë të mundshme në treg deri në 35 milionë euro është kapur në një operacion të përbashkët midis autoriteteve irlandeze dhe holandeze.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, droga u gjet brenda dy kontejnerëve transportues nga Amerika e Jugut që mbërritën në portin e Roterdamit, në Holandë, si pjesë e asaj që hetuesit irlandezë besojnë se ishte një përpjekje për të importuar deri në gjysmë ton kokainë në Irlandë, sipas një njoftimi për shtyp nga Garda Síochána, policia dhe shërbimi i sigurisë kombëtare i Irlandës.


Brenda kontejnerëve gjendeshin 2,000 thasë me qymyr.

Por falë përdorimit të një skaneri me rreze X dhe qenve policorë, disa prej çantave u gjetën që përmbajnë kokainë.

Autoritetet e Irlandës më vonë konfirmuan se kokaina ishte e pranishme, por “do të duhen disa ditë dhe mbase edhe më gjatë që të nxjerrin kokainën nga produkti brenda të cilit fshihet”, thuhet në njoftimin për shtyp.

Kontejnerët thuhet se kanë mbërritur në portin e Roterdamit disa javë më parë.

Arrestimet priten në të ardhmen e afërt si pjesë e një hetimi në vazhdim nga Byroja Kombëtare e Barnave dhe Krimit të Organizuar të Gardës, sipas njoftimit për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit

Ukrainasit pretendojnë se Rusia ka humbur 1,300 ushtarë, 11 tanke dhe 35 autoblinda në 24 orët e fundit

Evropa
Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Historia e trishtueshme e njeriut që nuk është pastruar për 60 vjet - mjekja tregon se pse ai e shmangu ujin e sapunin

Azia
Biden thotë se nuk do të furnizojë me armë Izraelin nëse kryen ofensivë në Rafah

Biden thotë se nuk do të furnizojë me armë Izraelin nëse kryen ofensivë në Rafah

Azia
Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore

Si një fëmijë modern dhe një neandertal ndryshuan historinë njerëzore

Botë
Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Japonia ka nëntë milionë shtëpi të lira - kjo po llogaritet si problem për shtetin aziatik

Azia
Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Arrestim i papritur dhe skandal korrupsioni: A po përçahet rrethi i ngushtë i Putinit?

Botë
Kalo në kategori