Ishte gati ta linte karrierën, por oferta nga Turqia ia ndryshoi mendjen - Kaltrina Biqkaj tregon prapaskenat e transferimit te Trabzonspor

Kaltrina Biqkaj ishte e ftuara e radhës në podcastin që është prodhim i Telegrafit, “Arena e Yjeve”.
Futbollistja kosovare që luan në Trabzonspor ka rrëfyer për shumë gjëra rreth karrierës së saj, po ashtu edhe si ishte gati ta linte karrierën.
“Ka qenë në momentin e duhur dhe në kohën e duhur”, rrëfen Biqkaj në “Arena e Yjeve” se si erdhi deri te transferimi te Trabzonspori në Turqi.
“Ishte një kohë kur e fitonim çdo sezon titullin, ishte ekipi i njëjtë, kryesia e njëjtë. Gjithmonë u mundofsha të nxirrja diçka më të mirë nga vetja, por sikur nuk më kënaqte”.
“E vërejtsha se vetëm se i kisha përmbushur të gjitha pritshmëritë. Ishte një kohë kur nuk kisha shumë dëshirë për futboll..”, rrëfen më tej Kaltrina se si agjenti ia realizoi transferimin te skuadra turke.
Këtë podcast mund ta ndiqni në TV Dukagjini çdo të shtune nga ora 17:10, ndërsa nuk do të ishte i mundur pa përkrahjen e sponsorit tonë Golden Eagle Energy Drink. /Telegrafi/



















































