Sot është 93 vjeç dhe lëviz lirisht në Tiranë e jashtë saj me çallmën që nuk e ka hequr asnjëherë nga koka, përveç periudhës së ndalimit të besimit.
Ramazan Peti ka lindur në Sauk në vitin 1924 në një familje tradicionale të besimit islam, besim që vazhdon edhe sot tek djali dhe 4 vajzat, nipër e mbesa dhe stërnipër e stërmbesa.
Është ndër të paktët imamë të vjetër që ka bërë shkollë fetare qysh para çlirimit dhe ka shërbyer në shumë xhami të kryeqytetit deri në vitin 1967 kur u shembën objektet fetare dhe u ndalua besimi.
Vazhdoi të ishte një mysliman i devotshëm edhe në komunizëm duke u falur 5 herë dhe duke mbajtur Ramazan gjatë gjithë viteve të ndalimit të besimit.
Shtëpia e tij u kthye në vend ku faleshin myslimanët nga e gjithë Tirana.
Me ardhjen e demokracisë ishte i pari që u ngjit në minaren e Et’hem Beut duke drejtuar edhe faljen e parë me hapjen e kësaj xhamie. Me vullnetin e hekurt që e karakterizon nuk është ndalur së predikuari Islamin.
Ishte ndër të vetmit klerikë shqiptarë që priti me shprehjen e mirëseardhjes “Selamu Alejkum” familjen mbretërore.
Është sot një stërgjysh i lumtur që lëviz me lehtësi në kryeqytet, duke përcjellë vlerat e islamit, që sipas tij është feja shumëshekullore e shqiptarëve. Ja ç’thotë ai në një rrëfim të shkurtër për tesheshi.com.
Ramazan, ju keni vazhduar shkollë fetare dhe keni dalë imam para çlirimit. Ku shërbyet për herë të parë?
Ne jemi familje që brez pas brezi në shekuj kemi besuar në Islam. Edhe babai im ka qenë hoxhë. Ai më dërgoi në shkollë për fenë islame. Kam bërë shkollë fetare për 8 vjet. Shkolla në atë kohë ka qenë tek rruga e Kavajës ku kam bërë si turqisht ashtu edhe arabisht. Studimet i kam përfunduar në vitin 1942 ku edhe Komiteti Mysliman i asaj kohe më emëroi dhe hyra imam në xhami në Varosh të Ndroqit më pas në xhami të tjera.
Po pas çlirimit?
Vazhdova të shërbeja në disa xhami. Kam qenë në Vorë dhe në fund në Shishtufinë në vitin 1967 kur edhe u mbyllën xhamitë. Nuk e besoja që po mbylleshin por ndodhi dhe atëherë babai e ktheu shtëpinë në xhami. Vinin nga e gjithë Tirana në shtëpinë tonë për t’u falur. Kishte nga ata që udhëtonin me biçikletë nga çdo cep i Tiranës për të falur xhumanë.
Pas ndalimit të besimit çfarë pune bëtë dhe vazhduat t’i kryeni ritet e islamit?
Kam punuar si lulishtar në shumë vende. Kam qenë me punë në Pallatin e Brigadave, tek Shkencat e Natyrës dhe kam dalë në pension tek Kopshti Botanik. 24 vjet kam punuar në këtë punë. Kam agjëruar gjithmonë madje edhe kur kam qenë ushtar. Derisa lejohej feja po, por edhe kur nuk u lejua unë vazhdova. Edhe kur kam qenë tek Pallati i Brigadave jam falur 5 herë në ditë nëpër lulishte, magazinë, etj. E dinin që kam qenë imam dhe bënin sikur nuk shikonin dhe nuk më bënin fjalë. Allahu më ka ndihmuar. Më ka ruajtur Zoti pasi një fjalë të flisje, bëje 5 vjet burg. Fshati më ka mbajtur që nuk shkruanin për të lajmëruar në atë kohë. E dinin që unë falesha. Mua më kishin kalbur në burg nëse do shkruanin, por fshati dhe njerëzit me të cilët punoja më kanë mbrojtur.
Ju keni drejtuar faljen e parë në xhaminë e E’them Beut?
Unë e kam mbajtur faljen sefte me hapjen e xhamisë së Ethem Beut. Madje jam ngjitur në minare i vetmi. Më pas u ndërtuan dhe u hapën xhamitë e tjera. Asnjë hoxhë nuk u ngjit. Kishin frikë dhe u ngjita unë. Mbarova faljen. Kam qenë pa çallmë në kohën e komunizmit dhe e kam vendosur aty dhe nuk e kam hequr më kurrë. Më kanë thënë ta heq por unë nuk e heq. Për mua është detyrë fetare. Jo të gjithë mund ta mbajnë. Komiteti Mysliman më ka lejuar.
Ka një histori për pritjen e Leka Zogut në vitin 1997?
Në atë kohë u lajmërua Komiteti Mysliman për ardhjen e familjes së mbretit Zog. Asnjë nuk shkoi por vetëm unë mbërrita në aeroport. I them “Selamu Alejkum”. Lekës i shkuan lotët dhe më tha që e kam emrin Skënder. Më tha që ta thosha me zë të lartë përshëndetjen pasi ishte mysliman dhe kishte shkuar dhe në Qabe. Unë gjithmonë kam predikuar të mirën dhe do të vazhdoj derisa të kem jetën. Gjithmonë kam mbajtur Ramazan dhe agjëroj të hënë dhe të enjte. Falem 5 herë në ditë dhe dua që njerëzit të kuptojnë se po të bësh mirë do të gjesh mirë. Allahu më ka ndihmuar gjithmonë. Më ka ndihmuar për shëndetin, për fëmijët, që të mos përfundoja në burg. Të gjitha që kam ia dedikoj Allahut.
Si po të duket gjendja e besimit sot?
Ka njerëz sot që hiqen si besimtarë. Këta thonë se besojnë Zotin por nuk janë në rrugë të Allahut. Është gabimi i madh pasi Zoti nuk thotë kurrë që të vrasësh tjetrin. Është hata e madhe të vrasësh tjetrin. Zoti thotë bëji mirë tjetrit. Po kështu respekti i fëmijëve për prindërit, për më të rriturit ka rënë për tokë. Njeriu është bërë i keq. Prindërit duhet të merren me edukimin e fëmijëve dhe ti drejtojnë ata në rrugën e duhur. Ka shumë të rinj besimtarë dhe më vjen mirë por duhet të rritet respekti dhe vlerësimi për tjetrin. Unë do të vazhdoj të predikoj të mirën derisa të kem frymë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSerwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj