LAJMI I FUNDIT:

Ishte duke drejtuar orkestrën, dirigjentit në Milano i bien pantallonat – por nuk “dorëzohet”

Ishte duke drejtuar orkestrën, dirigjentit në Milano i bien pantallonat – por nuk “dorëzohet”

Ishte një nga këngët e fundit të koncertit “Netët në Kinë” të organizuar në Teatro Dal Verme në Milano.

Bëhej fjalë për një koncert i organizuar për të festuar 70-vjetorin e Republikës Popullore të Kinës, përcjell Telegrafi.


Dhe në një moment, të gjithë ata që patën mundësinë të dëshmojnë këtë ngjarje, u shpërqendruan nga muzika.

“Fajtor” për këtë ishte dirigjenti Mihai Tang i cili, sipas mediave italiane, po administronte Filarmonica della Scala.

Bëhet fjalë për momentin kur dirigjentit i ranë pantallonat, pas së cilës gjë mund të shihen edhe të qeshura në mesin e muzikantëve.

Megjithatë, ata vazhduan më tej, duke mos ndërprerë koncertin, gjithsesi me disa të qeshura të pashmangshme. /Telegrafi/