LAJMI I FUNDIT:

Ishte arratisur nga burgu, arrestohet sërish 34-vjeçari nga Kaçaniku

Ishte arratisur nga burgu, arrestohet sërish 34-vjeçari nga Kaçaniku
Foto: Arkiv

Është arrestuar një 34-vjeçar në fshatin Biçevc së Kaçanikut, pasi ishte në kërkim nga Policia e Kosovës për veprën penale “Arratisje” nga burgu.

Pas kompletimit të dokumentacionit, ai është dërguar në vuajtje të dënimit.


“Rreth orës 07:00 në fshatin Biçevc, policët e stacionit në Kaçanik pas disa informacioneve të pranuara kanë arrestuar personin N. H. i moshës 34-vjeçar, i cili ishte në kërkim policor. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Arratisje’ nga burgu, me dënim burgimi prej 60 ditëve”, thekson policia.

“Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës”, përfundon njoftimi. /Telegrafi/