LAJMI I FUNDIT:

ISHP publikon statistika si është zhvilluar coronavirusi në Maqedoni

ISHP publikon statistika si është zhvilluar coronavirusi në Maqedoni

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) sot publikoi analizë të re statistikore për gjendjen me Covid-19 deri më 5 maj, kur në vendin tonë ishin regjistruar 1.539 raste.

Sipas analizës dhe rezultatit të sëmundjes, 25.6 përqind janë raste aktive, 68.7 përqind konsiderohen si të shëruar, janë lëshuar nga spitali ose janë me nga dy teste negative në mjekim shtëpiak.

Numri më i madh i të sëmurëve janë të moshës mbi 60 vjet ose 334 persona. Prej 15 prillit kur ishin regjistruar më së shumti të sëmurë – 107, numri i rasteve të reja shënon rënie.

Sipas analizës statistikore të ISHP-së, të bërë deri më 5 maj në 1.539 raste të konfirmuara me Covid-19, incidenca në 100.000 banorë në vend është 74,7.

Incidenca më e lartë kumulative është regjistruar në Kumanovë me 281.7 të sëmurë në 100.000 banorë, pastaj në Dibër 183.8, në Prilep 170.0 dhe Veles 129.8. Incidenca mbi 50 të sëmurë në 100.000 banorë është regjistruar në Shkup, Strugë, Shtip dhe Koçan. Qytetet të cilat regjistrojnë prej 0.0 deri 0.1 incidencë në 100.000 janë Shën Nikolla, Berova, Resnja, Kratova.

Sipas kësaj analize, mosha e të sëmurëve lëviz prej 0 deri në 94 vjet, ndërsa mesatarja është 45.1 vite. Numri më i madh i të sëmurëve janë të moshës mbi 60 vjet (334 persona) ose 21.7% me incidencë prej 871 në 100.000, ndërsa incidencë më të lartë specifike prej 115.1 në 100.000 është regjistruar te grupi i moshës prej 50 deri 59 vjet (320 persona).

Incidencë më e ulët prej 23.6 dhe 25.2 në 100.000 banorë u regjistrua te fëmijët e moshës prej 0 deri 9 dhe prej 10 deri 19 vjet, ku janë regjistruar 54, gjegjësisht 63 raste.

Numri më i lartë i rasteve të regjistruara në nivel ditor (107) është regjistruar më 15 prill të vitit 2020. Prej atëherë, numri i të sëmurëve, gjegjësisht lakorja epidemiologjike shënon rënie dhe sipas kësaj, prej 25 prillit deri më 2 maj janë regjistruar nën 30 raste të reja, ndërsa prej 2 deri më 5 maj janë regjistruar nën 15 raste të reja me Kovid-19.

Nga rastet e regjistruara 23.2% (357 persona) janë ose ishin hospitalizuar gjatë sëmundjes, ndërsa rastet tjera ishin ose në mjekim shtëpiak dhe në izolim shtëpiak, asimptomatikë ose me pasqyrë më të lehtë klinike. Te 33.5% (516 persona) nga të diagnostikuarit nuk janë regjistruar simptoma të sëmundjes.

“Janë regjistruar 88 raste të vdekjes dhe sipas kësaj shkalla e vdekshmërisë është 5,7 përqind. Nga rastet e regjistruara të vdekjes pjesa më e madhe janë të moshës mbi 60 vjet (57 persona). Nga të vdekurit te 75 për qind (66 persona) janë regjistruar komorbiditete”, qëndron në analizën e ISHP-së.

Prej 15 shkurtit deri më 5 maj, janë testuar gjithsej 17863 materiale në laboratorët në të cilët bëhet testimi molekular për praninë e SARS-CoV-2./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Limaj: Nuk duhet të shkojmë në zgjedhje kur dëshiron Kurti

Siguri
Kalo në kategori