LAJMI I FUNDIT:

Ishin shtrirë në tokë duke u shtirur kinse janë të vdekur – operatori i dronit ukrainas i vëren ushtarët rusë duke lëvizur – i godet me predha  

Ishin shtrirë në tokë duke u shtirur kinse janë të vdekur – operatori i dronit ukrainas i vëren ushtarët rusë duke lëvizur – i godet me predha  

Forcat ruse kur po vërejnë se mbi kokat e tyre po fluturojnë dronët ukrainas, po tentojnë të shtiren kinse janë të vdekur, por as kjo metodë nuk po u funksionon.

Një video e filmuar nga ajri shfaq disa ushtarë rusë që ishin shtrirë me fytyrë në tokë në një fushë të gjelbëruar, por operatorit të vëmendshëm të dronit ukrainas, iu desh pak kohë që të kuptojë se ata po gënjejnë, transmeton Telegrafi.

Duke qëndruar për pak sekonda mbi kokat e tyre, vërejti se disa që shtireshin sikur të vdekur, po lëviznin nga pak gjymtyrët e trupit.


Kjo bëri që ai të lëshojë predhat mbi kokat e tyre dhe vërtetë t’i vrasë ushtarët, që menduan se me këtë lëvizje do t’i mashtrojnë ukrainasit.

Në videon e publikuar më poshtë shihet momenti kur predhat bien dhe shpërthejnë. Pasi që ushtarët ishin plagosur rëndë, shihen duke lëvizur.

Kështu shtrohet pyetja se si është e mundur të ndodhë kjo nëse ushtarët rusë tashmë ishin vrarë.

Pra, dëshmi se rusët kanë filluar ta kuptojnë se ukrainasit janë “arrë e fortë” për ta, dhe se me këso lojëra po mundohen ta shpëtojnë kokën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Trump deklarohet rreth raportimit të mediave franceze se ai do të vizitojë Rusinë dhe do të takohet me Putinin

Botë
Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Gjermanët do të votojnë për kanceralin e ri - kush është favorit sipas sondazheve të fundit?

Evropa
Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Armëpushimi në rrezik? Izraeli 'anulon' lirimin e më shumë se 600 të burgosurve palestinezë

Azia
CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

CNN: Rusia dërgon ushtarë të plagosur me paterica në frontin e luftës

Evropa
Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Si funksionon sistemi zgjedhor në Gjermani?

Evropa
Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Zgjedhjet parlamentare në Gjermani në shifra

Evropa
Kalo në kategori