LAJMI I FUNDIT:

Ishin mbajtur të mbyllur në një kamion, momenti kur tigrat “shijojnë natyrën për herë të parë” në Poloni

Ishin mbajtur të mbyllur në një kamion, momenti kur tigrat “shijojnë natyrën për herë të parë” në Poloni

Dy tigra të shpëtuar muajin e kaluar nga kafazet në një kamion kanë shijuar për herë të parë natyrën, pasi ata “eksploruan rrethimin e tyre të ri” në kopshtin zoologjik polak.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, tigrat ishin midis dhjetë kafshëve që transportoheshin nga Italia në Rusi kur u zbuluan në kufirin Poloni-Bjellorusi.

Maximus dhe Fenix, të dy meshkuj, tani kanë gjetur “rehatinë” në kopshtin zoologjik Canpol, afër qytetit të vogël polak, Czluchow.


Pronari i kopshtit zoologjik Izabella Odejewska tha që ajo vështirë se i njohu ata kur ata arritën për herë të parë disa javë më parë.

Më parë, dyshja ishin mbajtur në një mbyllje më të vogël.

Ndërkohë shtatë tigra të tjerë janë aktualisht në karantinë në një kopsht zoologjik në qytetin perëndimor polak të Poznan.

Një shoqatë holandeze për mbrojtjen e kafshëve ka thënë se po shpreson të transferojë pesë nga tigrat në Poznan, në një strehë në Spanjën e Jugut.

Tigrat thuhet se kaluan disa ditë të mbërthyer në kafaze në një kamion në kufi, pasi filluan udhëtimin e tyre në Romë dhe udhëtuan rreth 2.000 kilometra. Fillimisht ishin 10 tigra, por njëri ngordhi gjatë rrugëtimit. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

U ndalë për kafe, kosovari bleu edhe një tiketë gërvishtëse prej 5 eurosh në Itali – fitoi 500 mijë euro me të

Virale
Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Deputetit serb i bien 'dhëmbët', shkakton të qeshura në Parlamentin e Serbisë

Fun
E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

E palos dhe fluturon aeroplanin prej letre në 5.12 sekonda - thyen rekordin botëror të Guinness

Fun
Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Fenomeni i rrallë që habiti peshkatarët në Turqi, shfaqen para tyre dallgët katrore

Interesante

"Përbindëshi i deteve" - ky është transportuesi më i madh i automjeteve në botë

Interesante
Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Historia e djaloshit që hëngri pastë dhëmbësh për pesë ditë për të mbijetuar i vetëm në një mal

Virale
Kalo në kategori