“Ishim të lodhur, por jo të dorëzuar”, Kuvendi Komunal i Mitrovicës mban seancë solemne për nder të Epopesë së UÇK-së

Gjatë ditës së sotme, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka mbajtur seancë solemne për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies heroike të komandantit legjendar, Adem Jashari, familjes Jashari dhe të gjithë të të rënëve për liri.
Në këtë seancë solemne ishin të pranishëm përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), Policia e Kosovës (PK), Bashkësia Islame e Kosovës (BIK), asamblistë dhe qytetarë, shkruan Telegrafi.
Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza ka thënë se i kujtojnë me krenari ditët e Epopesë së UÇK-së – 5, 6 dhe 7 mars dhe ditët e sakrificës së Jasharve për lirinë e Kosovës.
“Sot me krenari i kujtojmë këto ditë të lavdisë, i kujtojmë ditët e heroizmit të madh të komandantit legjendar Adem Jashari, por edhe ditët e sakrificës së madhe të Jasharve për lirinë e vendit tonë”, ka thënë Hamza.
Ai ka thënë tutje se në ditët e epopesë janë ridëshmuar vlerat më të larta të kombit shqiptarë, përfshirë besnikërinë dhe trimërinë.
“Më 5, 6 dhe 7 mars, Epopeja e UÇK-së ishte fillimi i fundit të epokës së robërisë, ku u ridëshmuan vlerat më të larta të kombit tonë, besnikëria, trimëria, shpirti heroik. Sakrifica e Jasharve në krye me komandantin Adem Jashari ishte e pashembullt. Ajo hapi shtegun e lirisë dhe zgjoi krenarinë kombëtare në Kosovë e diasporë, duke shtuar radhët e UÇK-së për të masivizuar luftën tonë për liri”, është shprehur kryetari i Komunës së Mitrovicës.

Hamza ka theksuar se komandanti legjendar, Adem Jashari dhe familja e tij kanë dhënë jetën e tyre për lirinë e vendit tonë, duke u shprehur se “ata nuk e mbrojtën thjeshtë pragun e shtëpisë, ata mbrojtën dinjitetin e shqiptarëve”.
“Jasharajt e dhanë jetën e tyre për lirinë tonë. Ata nuk e mbrojtën thjeshtë pragun e shtëpisë, ata mbrojtën dinjitetin e shqiptarëve…Angazhimi i Jasharve nuk ishte vetëm një vendim, por thirrje për rezistencë. Një thirrje për t’u ngritur kundër padrejtësive dhe për ta mbrojtur atdheun tonë, ata që kësaj thirrjeje nuk i’u përgjigjen me fjalë por me jetën e tyre, e dhanë jetën për Kosovën. Emrat dhe madhështia e luftës së tyre, sot e përgjithmonë do të jetojnë, kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ne”, ka përfunduar kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza.
Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fisnik Krasniqi ka thënë se rrugëtimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) ishte i vështirë, por jo i pa arritshëm, raporton Telegrafi.
“E kishim të ditur se në numër ishim më pak, në barot ishim më të mangët, por ishim të bindur se ishim të drejtë andaj rrugëtimi ynë ishte i vështirë, por jo i pa arritshëm. Ishim luftues por jo dhunues, ishim të lodhur por jo të dorëzuar, ishim të mërzitur por jo të thyer prandaj na mjaftonte thirrja për bashkimin tonë, e cila ndodhi më 5 mars 1998”, ka thënë Krasniqi.
Ai është shprehur se “më 5, 6 dhe 7 mars nuk u përkundën djepat e fëmijëve të familjes Jashari, por u jetësua fryma e fëmijëve tjerë shqiptarë në tokën e Kosovës”.

“Më 5, 6 dhe 7 mars nuk u përkundën djepat e fëmijëve të familjes Jashari, por u jetësua fryma e fëmijëve tjerë shqiptarë në tokën e Kosovës. Sofra e nënës Zaide mbeti e thatë por begatoi çdo tokë të Kosovës. Kulla nuk u shemb por u ngrit si simbol i rezistencës liridashëse. Komandanti legjendar Adem Jashari bashkë me familjen e tij e kishin të qartë se nuk mjaftonte të digjeshin vetë, por duhej të bënin dritë për të tjerët”, ka shtuar asamblisti i PDK-së.
Më tej, ai ka potencuar se ushtarët e Kosovës janë trashëgimia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), trashëgimi nga e cila fituam luftën e pavarësinë.
“Sot ne nderojmë sakrificën e mijëra dëshmorëve, invalidëve të luftës, veteranëve dhe ushtarëve të lirisë. Sot ushtarët e Kosovës janë trashëgimia e gjallë e formacionit më të lavdishëm ushtarak dhe politik, janë trashëgimia e UÇK-së. Nga kjo trashëgimi e shenjtë fituam luftën, pavarësinë dhe ushtrinë tonë”, ka përfunduar asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Fisnik Krasniqi.
Asamblisti i Vetëvendosjes (VV), Kushtrim Zeneli ka thënë se historia e luftës sonë për liri është një dëshmi se asgjë nuk mund të humb vullnetin e një populli të vendosur për të jetuar i lirë.
“Historia e luftës sonë për liri është një dëshmi e qartë se asnjë fuqi e madhe dhe e pamëshirshme të jetë nuk mund të humb vullnetin e një populli të vendosur për të jetuar i lirë. Historia e popullit tonë është një histori sakrifice dhe qëndrese, por pak ngjarje kanë vulosur fatin e popullit tonë sa Epopeja e UÇK-së”, ka thënë Zeneli.
Ai është shprehur se lufta nuk ka nisur në marsin e vitit 1998, por atëherë është kthyer në “një betejë të hapur”, transmeton Telegrafi.
“Lufta për liri nuk filloi në marsin e vitit 1998, por atëherë ajo u kthye në një betejë të hapur kundër një regjimi që për dekada të tëra kishte ushtruar dhunë, terror, masakra dhe spastrime etnike mbi shqiptarët e Kosovës”, ka shtuar asamblisti i VV-së.

Tutje, Zeneli ka theksuar se Epopeja e UÇK-së është krenari kombëtare dhe se historia botërore nuk njeh histori si ajo e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe familjes së tij.
“Epopeja e UÇK-së është krenaria jonë kombëtare, udhërrëfyesi ynë për të ardhmen. Historia botërore nuk njeh ndonjë histori si e Jasharve. S’ka rast të dytë në botë ku në një familje, i madh dhe i vogël, gra e fëmijë, burra e pleq për tre ditë e tre netë i rezistojnë me krejtë çka kanë një shteti gjenocidal, i cili tërë aparatin e tij e zbarkoi në Prekaz për të shuar rezistencën tonë kombëtare”, ka përfunduar asamblisti nga radhët e VV-së, Kushtrim Zeneli.
Ndërsa, asamblistja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Flutra Kamberi ka thënë se Epopeja e UÇK-së është një nga momentet më të lavdishme të historisë kombëtare.
“Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) është një nga momentet më të lavdishme të historisë kombëtare që ndryshoi përgjithmonë fatin e Kosovës dhe popullit të saj. Me sakrificën e tyre sublime, ushtarët e UÇK-së i dhanë fund një epoke të shtypjes dhe hapën rrugën e lirisë e dinjitetit kombëtar”, ka thënë Kamberi.

Ajo është shprehur se sot kujtojmë sakrificën dhe heroizmin e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të të gjithë të rënëve për liri.
“Sot me nderime të thella kujtojmë heroizmin e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe të të gjithë atyre që ranë për lirinë e Kosovës”, është shprehur asamblistja e LDK-së, Flutra Kamberi.
Kujtojmë që sot është 27-vjetori i Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), rënies heroike të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes së tij. Nga kjo ngjarje, Kosova mundi frikën dhe hapi shtigjet e lirisë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Trepça” thotë se bllokadat përmbarimore po ndikojnë në përkeqësimin e gjendjes financiare, rrezik serioz për funksionimin e mëtejshëm

Në Mitrovicë dhurohen pitalka falas për qytetarët në nevojë gjatë muajit të Ramazanit

Rreth 40 nxënës të vrarë nga forcat serbe gjatë luftës në Mitrovicë, nis dokumentimi i krimeve të Serbisë

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Aleatët kryesorë të Trump mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët politikë të Zelensky - Timoshenkon dhe Poroshenkon

Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Sërish situatë kaotike në Serbi, kësaj radhe para objektit të Komunës së Beogradit, qytetarët përfshihen në rrahje masive me sigurimin e objektit

Si do të dukej një Gaza e ardhshme sipas planit 53 miliardë dollarësh të Egjiptit

Trump po përgatitet të nënshkruajë urdhrin për mbylljen e Departamentit të Arsimit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Gjesti nuk e përballon dot debatin, çohet dhe largohet nga banorët gjatë transmetimit direkt në BBVA

As Ancelotti nuk e qetësoi, Brahim Diaz iu hakmor Diego Simeones

"Nuk kam parë gjë më të shpifur", Gjesti kritikohet pasi i erdhi ndot nga trupi i Eglit për shkak të nishanit

Kështu do të duket shpërndarja e mandateve në Kuvendin e Kosovës

Trump kërcënon studentët protestues: Të huajt do të dëbohen, amerikanët do të burgosen

Meloni refuzon propozimin e BE-së për dërgimin e trupave italiane në Ukrainë: Mund të shkoni, por jo me ushtarët e mi