LAJMI I FUNDIT:

“Do ishe 10-vjeç Sofia jeme”, fjalët prekëse të Sidrit Bejlerit për të bijën që nuk jeton më (Foto)

“Do ishe 10-vjeç Sofia jeme”, fjalët prekëse të Sidrit Bejlerit për të bijën që nuk jeton më (Foto)

Sidrit Bejleri është një nga këngëtarët shqiptar më të mirë, i vlerësuar gjithmonë për zerin dhe performancat live, por edhe për si trajner radhazi i disa edicioneve të “ The Voice” ku skuadrat e Sidritit kanë shkëlqyer e triumfuar gati gjithmonë.

Këtë herë këngëtari na njeh me një pjesë prekëse të jetës së tij.

Pikërisht dita e sotme do të ishte pervjetor i largimit nga jetai vajzës së tij Sofi në një moshë shumë të vogël, prej vetëm 19 muajsh.


Nëse ajo do të jetonte sot do të mbushte plot 10 vjeç. Fansat dhe miqtë e kanë ngushëlluar dhe i kanë thënë fjalë force dhe zemre Sidritit, duke dashur t’i qendrojnë pranë. Të njëjtën gjë i shprehim edhe ne, forcë dhe kurajo për jetën që vazhdon.

Ja postimi i tij i plotë në Instagram, ndërsa edhe na njeh me foton e vogëlushes së ndjerë:

“Kjo është Sofi Sidrit Merjem Bejleri. Them është sepse do vazhdojë të jetë për mua, deri ditën që do mbyll sytë dhe do e takoj andej, dashtë Zoti! Sot do mbushte 10 vjeçe, por Zoti me plotfuqishmërinë e Tij e mori, ashtu dhe siç na e dha…Dikush mund të thotë, po ky pse na tregon dhimbjen e tij? Nuk e postova për këtë, por desha të krenohem me dhuratën që na e dha Zoti për 19 muaj dhe njëkohësisht t’ju tërheq vëmendjen se kushdo dhe kurdo mund të sprovohet, me të afërmit e tij…Se nuk ikën domosdoshmërisht, plaku para të riut, i sëmuri para të shëndetshmit dhe prindi para fëmijës…Askush nuk është i përjetshëm në këtë jetë.Të Zotit jemi dhe tek Ai kthehemi.Qofsh lule e Xhenetit Sofia jeme! “/Panorama/

https://www.instagram.com/p/BYq8Md-BK43

Në trend Magazina

Më shumë
“Ajo vajza të priste jashtë

“Ajo vajza të priste jashtë", Gjesti i përgjigjet Valbonës: Ajo jeton në iluzione, nuk janë të vërteta

Magazina
“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

“Cili është lojtari më tinzar në shtëpi”, Aldo befason me përgjigjen në “Big Brother Radio”

Magazina
Genta Ismajli vjen me një ndryshim drastik në dukje

Genta Ismajli vjen me një ndryshim drastik në dukje

Magazina
Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Reagimi i Gjestit kur pyetet se çfarë do të bënte në rast se Xheneta do të futej si banore në Big Brother VIP Albania

Magazina
Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin?

Në Ditën e Shën Valentinit, Capital T konfirmon lidhjen e shumëpërfolur me Adrola Dushin?

Magazina
Ermal Fejzullahu i blen veturë luksoze 'Range Rover' bashkëshortes për Shën Valentin

Ermal Fejzullahu i blen veturë luksoze 'Range Rover' bashkëshortes për Shën Valentin

Magazina
Kalo në kategori