LAJMI I FUNDIT:

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal dënohet me mbi katër vjet burg

Ish-zyrtari i lartë i FBI-së, Charles McGonigal dënohet me mbi katër vjet burg

Një ish-zyrtar i lartë i FBI-së për kundërzbulim është dënuar me katër vjet e dy muaj burg, pasi punoi për një oligark rus që është nën sanksionet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Charles McGonigal gjithashtu është gjobitur me 40 mijë dollarë (36400 euro), raporton nypost.


“[McGonigal] e dinte mirë se veprimet e tij shkelnin ato sanksione”, tha gjykatësja federale e Manhatanit, Jennifer Rearden ndërsa jepte dënimin. “Megjithatë, McGonigal vazhdoi përpara”, shtoi ajo, duke e quajtur atë një “rrezik të madh për sigurinë kombëtare”.

Prokurorët thanë se McGonigal u përpoq ta hiqte nga lista e sanksioneve oligarkun rus. Gjykata Federale e Shtetit të Columbias ka konfirmuar sanksionet kundër Deripaskas pasi kishin gjetur provat se ka vepruar si agjent i presidentit rus, Vladimir Putin.

McGonigal iu lut gjykatësit për ‘mëshirë’, duke shpjeguar se ai kishte kërkuar këshillim dhe se ishte “i turpëruar” që kishte kryer një krim si ish-zyrtar në FBI, të cilin ai tha se “i donte dhe e respektonte”.

Duke pasur parasysh historinë si agjent special, McGonigalit iu kërkua të zbulonte kontaktet me zyrtarë të huaj, por ai refuzoi dhe i fshehu ato.

Ndryshe, Deripaska që dikur konsiderohej si njeriu më i pasur në Rusi, ai këtë e krijoi duke privatizuar asetet shtetërore pas rënies së Bashkimit Sovjetik. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Ministri i Jashtëm i Bosnjës e Hercegovinës i reagon Gjuriqit, thotë se e ka keqcituar: Ke gënjyer Marko

Bosnja
Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Protestuesit palestinez ndjekin diplomatët e BE-së nga muzeu në Ramallah

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Kalo në kategori