LAJMI I FUNDIT:

Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri: Shtyrja e zgjedhjeve, precedent i keq për të ardhmen (Video)

Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri: Shtyrja e zgjedhjeve, precedent i keq për të ardhmen (Video)

Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri, Hajrullah Çeku, ka thënë se prishja eventuale e “lojës” së rendit të zgjedhjeve në Shqipëri nga opozita është prishje e demokracisë.

Çeku, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se nëse ditën e diel kur pritet të mbahen zgjedhjet lokale në Shqipëri të ketë edhe një viktimë të vetme do të ishte bilanc jashtëzakonisht i keq për vendin dhe gjitha shoqërinë shqiptare.

“Asnjëra palë nuk e kanë marrë seriozisht palën tjetër dhe kanë menduar se nuk do të shkojnë deri në pikën e fundit”.

Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri ka thënë se nëse zgjedhjet shtyhen do të krijohej një precedent i ri që në të ardhmen to të mund ta përdorte secili subjekt i pakënaqur politik.

“Zgjedhjet duhet ta kenë dinamikën e tyre, aty nuk duhet të ketë interpretime të momentit për t’i shtyrë ose anuluar”.

Ish-zëvendësministri i Turizmit në Shqipëri thotë se parimisht asnjë partie nuk i është ndaluar pjesëmarrja në zgjedhje, por dihet se pa pjesëmarrjen e PD dhe LSI nuk do të ketë garë.

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Përgjimet e BILD delegjitimuan qeverinë dhe vet mbajtjen e zgjedhjeve (Video)
Lexo po ashtu Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Përgjimet e BILD delegjitimuan qeverinë dhe vet mbajtjen e zgjedhjeve (Video)

“Në demokraci ka dy gjëra: Pjesa procedurale dhe legjitimimi. Procedura është baza dhe pjesa procedurale e demokracisë është ciklike. Ciklike është për shkak të zgjedhjeve. Ne dakordohemi që çdo disa vite të mbajmë zgjedhje. Ky është rregull, që nëse e prishim njëherë rrezikojmë me prishë edhe në të ardhmen”, tha ndër të tjera Hajrullah Çeku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori