LAJMI I FUNDIT:

Berisha: Kosova po e ul përfaqësimin diplomatik në Vatikan, Osmani të mos aprovojë vendimin skandaloz të Gërvallës

Berisha: Kosova po e ul përfaqësimin diplomatik në Vatikan, Osmani të mos aprovojë vendimin skandaloz të Gërvallës

Ish-zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Anton Berisha ka njoftuar se Presidentja e Kosovës me kërkesë të ministres Donika Gërvalla pritet të emërojë Vehbi Miftarin, Përfaqësues i Republikës së Kosovës kontakt me Selinë e Shenjtë.

Berisha thotë se në vitin 2008 ai ishte emëruar nga Kosova si përfaqësues diplomatik në Vatikan, respektivisht ambasador.

Sipas tij presidentja duhet të ketë kujdes dhe të mos ulë përfaqësimin në Selinë e Shenjtë.


“Presidentja duhet të ruaj kualitetin e marrëveshjes dhe të bëjë hapa para, përndryshe vendimi është ulje e nivelit përfaqësues, shkrirje e Zyrën e Kontaktit të Vatikanit në Misionin Diplomatik në Itali, emërim i paqartë i Ministrit Këshilltar në statusin e tij diplomatik dhe të kompetencës në relacion me Selinë e Shenjtë”, ka shkruar Berisha, njofton Telegrafi.

Ai thotë se Presidentja nuk duhet të aprovojë vendimin e Ministres Gërvalla, të cilin e ka quajtur skandaloz dhe të papërgjegjshëm.

“Kjo qasje është joserioze dhe e dëmshme, prandaj i rekomandoj presidentes të mos aprovoj këtë vendim skandaloz dhe të papërgjegjshëm të ministres Gërvalla, të shqyrtoj të gjithë dokumentacionin dhe ecurinë e këtij procesi“, shkruan tutje Berisha.

Postimi i plotë:

Me 12 maj 2018, në Vatikan, kam shoqëruar kryeministritn Haradinaj, në takimin me Sekretarin e Shtetit Kardinalin Parolin,ku ndërmjet tjerash është arritur dakordimi për përfaqësimin diplomatik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Selisë së Shenjtë përmes Delegatit Apostolik për Kosovën dhe Përfaqësuesit Diplomatik të Kosovës në nivel ambasadorësh.
Marrëveshja e arritur është përcjellur me hapa të kujdesshëm përmes Notës Verbale, të dy palët kanë formalizuar emërimin e Nuncit Jean-Marie Speich për Delegat Apostolik për Kosovën respektivisht ambasador Anton Berisha, përfaqësues diplomatik për Selinë e Shenjtë; si dhe vullnetin e mirë që në fazë tranzitore, Nunciatura Apostolike në Lublane dhe Zyra e Kontaktit në Prishtinë të punojnë në drejtim të zhvendosjes së Zyrës së Kontaktit në Vatikan.
Me ardhjen e Qeverisë Kurti I, përkundër qëndrimit afirmativ të kryeministri Kurti cështja ka mbetur e hapur, përderisa Qeveria Hoti përkatësisht vet kryeministri Hoti, ndonëse ka pasur gjithe informacionin e duhur, e ka trajtuar në mënyrë të gabuar e të dëmshme për Kosovën, duke e anuluar njëanshëm marrëveshjen dhe duke demtuar Kosovën në trajtimin politik të kësaj çështjeje.
Vendimi i presidentes Osmani për të emëruar z. Vehbi Miftari, Përfaqësues i Republikës së Kosovës kontakt me Selinë e Shenjtë, në aspektin formal është hap i duhur dhe përmisim i qëndrimit skandaloz dhe të dëmshëm të z.Hoti, në repektimn e marrëveshjes dypalëshe: Republika e Kosovës-Selia e Shenjtë; përderisa në kuptimin përmbajtësor VENDIMI 441/21 është skandaloz dhe i papresedencë në përvojën diplomatike.
Presidentja duhet të ruaj kualitetin e marrëveshjes dhe të bëjë hapa para, përndryshe vendimi është ulje e nivelit përfaqësues, shkrirje e Zyrën e Kontaktit të Vatikanit në Misionin Diplomatik në Itali, emërim i paqartë i Ministrtit Këshilltar në statusin e tij diplomatik dhe të kompetencës në relacion me Selinë e Shenjtë.
Kjo qasje është joserioze dhe e dëmshme, prandaj i rekomandoj presidentes të mos aprovoj këtë vendim skandaloz dhe të papërgjegjshëm të ministres Gërvalla, të shqyrtoj të gjithë dokumentacionin dhe ecurinë e këtij procesi.
Natyrisht, në interes të vendit, duke qenë përfaqësuesi i vetëm që kam kryer këtë detyrë, jam i gatshëm të jap gjithë ndihmesën time./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Haradinaj flet për Limajn pasi kishte shprehur gatishmëri të bëjë koalicion me Vetëvendosjen

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Tërheqja e mundshme e trupave amerikane të NATO-s nga Kosova, flet koloneli britanik i pensionuar

Lajme
Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Zhgënjim me rezultatin, Haradinaj: Na kushtoi e vërteta e rëndë që e thamë për Kurtin

Politikë
Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Lajme
Kalo në kategori