Ish-zëvendëskryeministri i Serbisë, Zharko Koraq, ka folur për qasjen që e ka Beogradi zyrtar e sidomos presidenti i tanishëm, Aleksandar Vuçiq, karshi Kosovës.
“Përnjëmend unë se kam pa këtë rast, por është e sigurt që ai plani i vjetër që ekziston nga shkrimtari Dobrica Çosiq e edhe më parë për ndarjen e Kosovës është në kokat e disa njerëzve. S’ kam dëgjuar Aleksandar Vuçiqin publikisht të flet për këtë, por jam i sigurt që ai këtë e ka në kokë. Tema për të cilën ai ka folur është vetëm për Asociacionin e Komunave Serbe”, tha Koraq për Klan Kosova, kur u pyet se si i komenton deklarimet e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se Moska po komandon Beogradin.
Në një intervistë për gazetën italiane “La Repubblica” Kurti, e sqaroi në këtë mënyrë lidhjen e fortë ruso-serbe e enkas atë mes Vuçiq dhe presidenti rus Vladimir Putin.
“Në 25 nëntorin e kaluar Presidenti Vuçiq ishte në Sochi, ishte takimi i nëntëmbëdhjetë me Putinin në dhjetë vite, mesatarisht takohen nga dy herë në vit. Nuk është normale për drejtues shtetesh. Në ata rast Vuçiqi pati thënë se: folëm për standardet e dyfishta dhe për hipokrizitë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Putin është i vetëdijshëm. Unë ia tregova në hartë veriun e Kosovës”, shtoi kryeministri Kurti.
Nga ana e tij, Koraq, shton se pa marrëveshje gjithë përfshirëse në raportet Prishtinë-Beograd, krizat do përsëriten.
E konsideron si të rrezikshme moszbatimin e ujdive të arritura ku Beogradi s’mund të jetë i befasuar për vendimin e Prishtinës për zbatimin e tyre. Koraq, portretizon Vuçiqin në krejt këtë situatë.
“Në Evropë absolutisht ai nuk mundet të krahasohet me askënd. Vuçiq është pandërprerë në media dhe merret me propagandë politike. Ai paraqitet si i vetmi që do ta mbroj popullin serb. Kosova, gjithnjë në 30 vjetët e fundit ka shërbyer për ngritje politike. Slobodan Millosheviq e nisi dhe e krijoi yllin e tij politik të tij me atë frazën e thënë në Fushë Kosovë: ‘Askush s’guxon t’ju rrahë’”, përfundoi ish-njeriu i dytë i qeverisë serbe në kohën e kryeministrit Zoran Gjingjiq.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Peci: Me arrestimin e zv.drejtorit të Policisë të Kosovës, Serbia ka bërë një autogol të madh
Kurti takoi nënkryetaret e Mitrovicës së Veriut, Zveçanit dhe Leposaviqit, flasin për regjistrimin e popullsisë
Fillon fushata për zgjedhjet kuvendare, elektrizohet skena politike në Maqedoninë e Veriut
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi